BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Gossip

"Teksa po zbrisja rashë nga shkallët dhe përfundova në ..."/ Këngëtarja e njohur shqiptare tregon incidentet me të cilat është përballur në skenë: Lash nam, mu zbërthye i gjithë fustani

"Teksa po zbrisja rashë nga shkallët dhe përfundova në

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, që do jetë edhe përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision ishte e ftuar mbrëmë në emisionin "Në kurthin e Piter Pan".

Anxhela në përballjen me gazetarët e vegjël u tregua e sinqertë dhe foli hapur për jetën e saj, karrierën dhe projektet.

Këngëtarja teksa u pyet nëse ka pasur incidente që i kanë ndodhur në skenë, ajo ka pranuar se i kanë ndodhur disa. Njëherë është rrëzuar nga skena, ndërsa njëherë tjetër tregoi se i ishte zbërthyer fustani në mes të njerëzve

“Lashë nam në mes të gjithë njerëzve”, tregoi ajo.

Unë tani kam parë shumë këngëtarë në skenë që i ndodhin aksidente. Po ty të ka ndodhur ndonjëherë ndonjë aksident në skenë?

Anxhela Peristeri: Po më kanë ndodhur shumë herë aksidente. Njëherë duhet të dilja në skenë, duhet të zbrisja nga shkallët dhe rashë. Dola në skenë. Njëherë tjetër më është zbërthyer i gjithë fustani në skenë. Nuk e di si u ktheva nga orkestra që e mbërtheva. Lashë nam në mes të gjithë njerëzve, por s’ka gjë se janë gjëra që kalojnë.