BREAKING NEWS

Përballet për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij, zbulohen 2 lëvizjet e rëndësishme të Lulzim Bashës ditën e sotme

Përballet për herë të parë me zërat kritikë
x

Gossip

“Thashë uau”/ Vlashenti tregon për herë të parë si u dashurua me moderatoren e njohur të Top Channel. Ja rrëfimi emocionues

“Thashë uau”/ Vlashenti tregon për herë të

Vlashent Sata ishte i ftuar së fundmi në Top Albania Radio për të komentuar këngën “Copëzat” dedikuar partneres së tij, modeatores së njohur të Top Channel, Dojna Mema. Gjatë intervistës këngëtari zbuloi edhe se si u njoh me partneren.

Vlashenti tregoi se Dojnën e njohu i ftuar në “Pop Culture”, kur ai sapo ishte kthyer nga Franca.

“Unë dukesha ai djali ‘boring’ intelektual që ndonjëherë e teproj dhe ajo me batutat e mia kurse ajo më ka mahnitur. Mendova se ishte një vajzë e bukur ekrani me zhdërvjellësinë e një programi për të rinj siç ishte “Pop Culture”. Ndërkohë, Dojna ka një inteligjencë që është e rrallë për ekran dhe jemi shkrirë duke qeshur. Thash uau kjo goca qenka e mrekullueshme, kjo ishte njohja jonë e parë. Sot, të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim”, tha Vlashenti.