Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tjetër largim i bujshëm nga Top Channel? Moderatori i njohur paralajmëron: Ky është takimi i fundit

Postuar: 16/07/2018 - 22:12

Moderatori Edi Manushi me shumë mundësi nuk do të jetë më drejtues e"Procesit Sportiv" në "Top Chanel".

Moderatori e ka pohuar këtë gjë në një intervistë të realizuar me  Fjoralba Ponari, Manushi shprehet se ndihet nostalgjik për personazhe të emisionit që e kanë shoqëruar gjatë këtyre viteve si Gëzim Sinematio, Marina Vjollca apo Glendi Nallbani.

Intervista e plotë:

Gjatë këtyre 10 viteve, “Procesi” meriton 9 me hatër, apo 10 me yll?

10 me yll.

Gënjeshtar… A të detyroi “Procesi sportiv” të hiqje dorë nga komentimi i ndeshjeve?

Jo, nuk ka lidhje.

A janë prezantueset femra më të ndjekura se femrat në emisionet sportive?

Po.

A është Marina Vjollca partnerja më e mirë që ke pasur ndonjëherë?

Shumë e mirë dhe gjej rastin të falenderoj tre njerëz: Marinën, Gëzim Sinematin dhe Redi Jupin. Një falënderim shumë i veçantë vjen për një personazh tjetër që në këto 10 vite në flet në vesh (kufje) dhe na orienton: Glenti Nallbani. Këta persona i kam shumë xhan.

Cila është shija që ju lë futbolli shqiptar?

Shije e ngatërruar. Konfuze shumë.

A është e vërtetë që ti lë kokën pas gruas?

Pas familjes, po. Por edhe pas gruas.

Çfarë mendon ajo për mua?

Të ka qejf ajo. Thotë më në fund një vajzë si ato që ka ajo në mendje… (qesh).

Kush ju ngjan më shumë, djali apo vajza?

Vajza. Vajza më ngjan në gjithçka.

Kur do të vijë dita që do të shkëputesh nga “Procesi Sportiv”?

Kam përshtypjen që ky është takimi im i fundit me “Procesin”. Duhet gjak i ri dhe energji të reja. Sporti ka nevojë për të tjera gjëra.

Po kush do të moderojë krah meje?

Ty do të marr me vete… (qesh).

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 21:25

Reperi i njohur shqiptar, Uikkatil është një tjetër artist që renditet krah studentëve, të cilët kërkojnë ulje të tarifave.
 

Postuar: 12/12/2018 - 19:30

Pas investimeve në botën e tenisit, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është gati të bëj biznes

Postuar: 12/12/2018 - 18:35

Elvana Gjata duket se rikthimin e saj do ta bëjë me koncerte.

Postuar: 12/12/2018 - 18:28

 Ronela Hajati është një prej këngëtareve më të talentuara që ka tregu muzikor.

Postuar: 12/12/2018 - 17:54

Këngëtarja shqiptare, Poni, duket se nuk po e ndien fare të ftohtin e dhjetorit.Megjithëse jashtë

Postuar: 12/12/2018 - 16:57

Padyshim që një nga ngjarjet më të bujshme e të dhimbshme të vitit që po lemë pas ka qenë vdekja

Postuar: 12/12/2018 - 13:19

Adi Krasta është një nga moderatorët më të njohur shqiptar që ka drejtuar një sërë emisionesh d