BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Gossip

'Topi nuk është han me dy porta', Rezart Veleshnja sqaron sherrin e shumë përfolur me Luana Vjollcen, tregon pse i fshiu fotot nga emisioni i parë

'Topi nuk është han me dy porta', Rezart Veleshnja sqaron

Largimi i aktorit Rezart Veleshnja nga programi "Shiko kush luan" nxiti shumë thashetheme. Madje u tha se Rezarti është larguar pas një sherri me Luanën.

Këto lajme i ka mohuar vetë Rezarti dhe sot i ftuar në "Ëake up", tregoi se jo vetëm që nuk është larguar, por me Luanën vazhdon të gëzojë një marrëdhënie shumë të mirë.

"Kam qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe kam pasur dhe disa punë të miat private dhe për këtë gjë kishte një zëvendësim, por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte asnjë deklaratë nga ana ime", tha Rezarti.

Isli gjatë bisedës e pyeti dhe për fotot e fshira të emisionit të parë dhe Rezarti tregoi: "Ai emision ka pasur probleme në regjistrim. Një njeri që zihet nuk vazhdon më punë, në Top Channel nuk ka njerëz që zihen, shumë rrallë ndodh se sigurisht që ka konflikte dhe ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Institucioni ka dhe drejtim, se Top Channel nuk është han me dy porta. Luana është punëtore, e kuptueshme, solidare dhe nuk krijon problem", përfundoi aktori.