BREAKING NEWS

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi zyrtar nga Policia shqiptare për sasinë rekord: Dorëzuam drogën

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi  zyrtar nga Policia
x

Gossip

Tre vite pas ndarjes nga jeta të aktorit Bujar Lako, i biri tregon të pathënë për të: Deri 60 vjeç nuk i shihte filmat e tij!

Tre vite pas ndarjes nga jeta të aktorit Bujar Lako, i biri tregon të

Këngëtari Bojken Lako ka folur në emisionin në lidhje me babain e tij, aktorin e njohur Bujar Lako, i cili është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Lako u shpreh se akoma nuk po arrin të mësohet me faktin se ai nuk është më. Sa për filmat ku babai i tij ka luajtur, artisti tregoi se ai asnjëherë nuk i shikonte.

Bojken Lako: Me thënë të drejtën, deri në vitet e fundit të jetës, Bujo iku shpejt, iku 70 vjeç, por deri 60 vjeç nuk i shihte kurrë filmat e vetë. Jo se ishte i shihte 60 deri 70, por ndonjëherë qëndronte natën tek këto kanalet, që janë në platformat që shikon filma shqiptarë, më tepër për të parë miq të vet jo veten. Nuk besoj ta ketë parë. Rastësisht do i ketë kaluar ndonjë film i veti. Kurse deri në moshën 60 vjeç nuk linte asnjëherë të shiheshin filmat e vet, as nëpër premiera dhe as në kinema.