BREAKING NEWS

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik
x

Gossip

"Trokisja në dyer dhe thoja a keni nevojë për pastruese", Ana përlotet në emisionin e dashurisë në Top Channel

"Trokisja në dyer dhe thoja a keni nevojë për

Emisioni i sotëm i “Për’puthen” nisi ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim zakonisht. Ana filloi të qante në studio. Por, lë të shpjegojmë fillimisht çfarë ndodhi më para. Ana dhe Blerimi realizuan një takim prej nga ku lindën debate të shumta. Gjatë takimit të tyre Ana e pyeti Blerimin se si i dukej si kamariere, ndërkohë që Blerimi i tha se meriton më shumë. Kjo deklaratë e tij nxiti diskutime edhe në studio mes konkurrentëve dhe opinionistit, pasi deklarata e Blerimit u pa si e pavend.

Duke dashur të vërtetojë të kundërtën, Ana rrëfeu edhe vështirësitë që ka kaluar dikur, duke bërë edhe tre punë. Ajo tha se ka kaluar një fëmijëri të vështirë, ku ka bërë shumë punë të ndryshme, teksa u përlot. 24-vjeçarja rrëfeu se edhe pse një fëmijë tepër e vogël, trokiste në dyert e shtëpive, duke kërkuar punë si pastruese. Ajo u shpreh se nga punët që bënte dikur, ka arritur diçka modeste në jetë, por është krenare për punët që ka bërë dhe gjithçka që ka arritur.

"E kam nisur nga shitëse në butik, duke shituar lakra në treg, që në 8 vjeç. Sot kam makinën time, kam një dyqan modest, i kam bërë të gjitha llojet e punëve. Unë i mbështes fort ata që punojnë. Kam bërë rolin e pastrueses. Trokisja në dyer dhe thoja që a keni nevojë për pastruese, nuk është turp të bësh punë të ndershme. Puna është nder, rëndësi ka të jesh e fortë për veten", tha Ana.