Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Gossip

Trondit babai i Meghan Markle, bën rrëfimin e padëgjuar pas largimit të saj nga familja mbretërore: Ajo është e ndyrë, e ka tradhtuar princ Harry-n! Po e bëjnë gjithçka vetëm për 1 arsye!

Trondit babai i Meghan Markle, bën rrëfimin e padëgjuar pas

Babai i Megahn Markle, Thomas dha një intervistë për një media britanike dhe u shpreh se princ Harry dhe vajza e tij po i bëjnë veprimet  e tyre të fundit për të fituar para nga familja mbretërore.

Dokumentari u quajt "Thomas Markle: Historia ime", transmetuar në “Channel 5” të Britanisë.

Babai 75-vjeçar i Meghan tha gjëra të pathëna më parë në mënyrë mjaft të ashpër.

"Unë nuk mund ta shoh atë duke mu afruar, veçanërisht tani. Unë mendoj se të dy po kthehen në shpirtra të humbur në këtë pikë. Nuk e di se çfarë ata po kërkojnë. Unë nuk mendoj se ata e dinë atë që kërkojnë", u shpreh Markle.

Në kamerë, Markle thotë se ai ishte paguar për të treguar historinë e tij në transmetuesin “Chanel 5”

"Unë do të mbroj veten time dhe do të paguhem për të. Nuk më intereson. Në këtë pikë ata më kanë borxh. Mbretërorët më kanë borxh. Harry më ka borxh. Meghan më ka borxh. Për atë që kam kaluar, unë duhet të shpërblehem", ka thënë Markle.

Markle po fliste se figura e tij ishte keqpërdorur, ku ishte një njeri i keq dhe i alkoolizuar në media.

Ai pësoi një sulm në zemër nga stresi dhe kurrë nuk u vizitua nga Meghan apo Harry kur ishte në spital.

Markle është drejtor i ndriçimit të një TV, tashmë në pension dhe jeton në Meksikë.

Ai tha që Meghan kohë më parë i premtoi atij se do të kujdeset për të në vitet e tij të moshuara. "Unë jam 75 vjeç, është koha të kujdeseni për babin", tha Markle.

Pensionisti tha se ai jeton me 5,600 dollarë në muaj, megjithëse u shpreh se ai ka shpenzuar për të 20 mijë dollarë, për qiratë, universitet dhe apartamentet ku ajo kishte qëndruar.

Markle thotë se ai është lënë mënjanë nga çifti dhe pallati edhe pse ishte në një gjendje shumë të keqe.

Ai rrëfen se ka shitur fotot e vetes tek  paparacët para dasmës së vajzës së tij dhe se ende po fiton para nga imazhet.

Në një letër të lëshuar në tabloidët britanikë vitin e kaluar, Meghan iu lut babait të saj që të mos fliste me shtypin.

Kujtojmë që letra u bë një nga arsyet e hapjes së çështjeve gjyqësore të Megahn me median britanike.

Në ditët para dasmës së vajzës së tij, e cila mblodhi rreth 1.9 miliardë shikues, Markle luajti një rol tepër dramatik, duke thënë se ishte shumë i sëmurë për të udhëtuar në Angli ose nuk dëshironte vërtet.

Në fund, vetëm nëna e Meghan, Doria Ragland, mori pjesë në dasmë.

Meghan eci vetëm përpara rrugës para se të shoqërohej nga babai i Harry-t, Princi Charles.

Kujtojmë që marrëdhëniet e Meghan me babain e saj nuk janë të mira dhe se kanë 2 vite që nuk flasin me njëri-tjetrin.

"Qëkur ishte e vogël ajo dëshironte të bëhej një princeshë, dhe ajo e mori atë, dhe tani. . . duket sikur ajo po ia del", tha ai.

Burri i saj vlen rreth 30 milionë dollarë, të trashëguar nga nëna e tij, Princesha Diana dhe gjyshja e tij, nëna e mbretëreshës.

Meghan mendohet të ketë bërë 6 milionë dollarë nga vitet e saj në shfaqjen televizive "Suits".

Ajo që ata mund të fitonin si "ndikues" globalë të pavarur financiar është e panjohur dhe se nuk do të kenë më punë mbretërore.

Babai i Meghan është shprehur se ata po rinovojnë shtëpinë prej 3 milionë dollarësh të bërë me shpenzimet e taksapaguesve në Angli,”Frogmore Cottage”, një rezidencë historike me pesë dhoma gjumi pranë Kështjellës Windsor.

"Me sa duket 3 milionë dollarë dhe një shtëpi me 26 dhoma gjumi nuk janë të mjaftueshme për ta. Është e turpshme për mua”, tha ai.

Gjithashtu ai tha se Meghan e kishte tradhtuar princin dhe se kishte bërë gabim që nuk i kishte thënë.

“Ajo është e ndyrë!”, ka thënë Markle.

Kujtojmë që çifti tashmë janë në Kanada, duke bërë një jetë më të qetë larg syrit të paparacëve dhe detyrave mbretërore.

Harry tha që larg nga pallati dhe jeta e tyre mbretërore, çifti shpresonin për "një jetë më të qetë".

Princi 35-vjeçar tha se shtypi ishin një nga arsyet që ata zgjodhën të hiqnin dorë nga rolet e tyre mbretërore dhe të shkonin në Kanada.

Më të lexuarat