BREAKING NEWS

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit: Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në 5 ditët e ardhshme

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit: Ja
x
BREAKING NEWS

“Ka ende shpresë!”, Shqipëria ‘shpartallon’ portën e Izraelit, Uzuni realizon një magji të vërtetë (VIDEO)

“Ka ende shpresë!”, Shqipëria ‘shpartallon’
x
BREAKING NEWS

"Mund të vriten dëshmitarë"/ Çfarë po paralajmëron Ervin Karamuço: Skenarët janë shumë të frikshëm, shpresoj të mos ndodhin

"Mund të vriten dëshmitarë"/ Çfarë po
x
BREAKING NEWS

Çfarë po kërkojnë? Forcat policore blindojnë Vlorën

Çfarë po kërkojnë? Forcat policore blindojnë
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x

Shëndeti

Si të ndaheni me kafen miqësisht, mënyrat si ta përballoni

Si të ndaheni me kafen miqësisht, mënyrat si ta përballoni

Kafeja është një burim energjie për shumë njerëz në botë.

Ka njerëz që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e ka të tjerë që mund të pijnë mbi 4 filxhanë në ditë.

Në ditë e sotme kemi vënë re se sa e rrezikshme është varësia ndaj kafesë.

Konsumi i kafesë në Shqipëri përllogaritet në 2.5 kg për frymë në vit.

Kjo do të thotë se konsumi mesatar për një shqiptar është 300 deri në 375 filxhanë kafe në vit.

Këto shifra besohet të jenë më të larta nëse merret në konsideratë fakti se fëmijët nuk pinë kafe.

Kafeja ka shumë të mira për organizmin, por nëse vuani nga ankthi, sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, rrahjet e shpejta të zemrës, që në këtë situatë pandemie janë një fenomen, atëherë përpiquni të shmangni ose ta pini kafenë sa më pak.

Kafeina Rrit Nivelet e  Hormonit të Stresit

Ekspertët thonë se kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit, siç është kortizoli. Ky reagim rrit edhe nivelet e insulinës. Kjo e fundit rrit inflamacionin gjë që ju bën të ndiheni keq.

Për më tepër, kafeina ul ndjeshmërinë ndaj insulinës gjë që vështirëson reagimin qelizor ndaj sheqerit në gjak.

Nivelet e larta të sheqerit në gjak ndikojnë tek enët e gjakut dhe rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kafeina dhe Kolesteroli

Ndonëse kafeja përmban sasi të lartë antioksidantësh, ajo çliron në sistem disa substanca që kanë lidhje me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq.

Për më tepër, acidet tek kafeina vonojnë përthithjen e glukozës në zorrë e cila rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës.

Si Ta përballoni Varësinë Dhe Heqjen Dorë Nga Kafeina

Sot më shumë se kurrë duhet të tregojmë kujdes dhe nuk e kemi luksin që të rrezikojmë shëndetin për një filxhan kafeje.

Si fillim, duhet të përpiqemi që të ulim sasinë e kafeinës por jo më shumë se 20 përqind çdo javë.

Nëse deri më tani kemi pirë kafe edhe pasditeve, është koha që të reshtim pas orës 14:00

Mund të përballemii me dhimbje koke, por nëse i trajtojmë si çdo dhimbje koke tjetër do t’i kalojmë shpejt.

Nëse heqim dorë nga kafeja menjëherë, gjërat do të përkeqësohen dhe tani në kohë pandemie nuk mund të kemi probleme të tjera me shëndetin, fizik apo mendor.

Ekspertët rekomandojnë heqjen dorë gradualisht nga kafeina me hapa të ngadaltë por të qëndrueshëm.

Në vend të kafesë mund të pini cajra të ndryshëm si ai i ziu.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, sigurohuni dhe investoni tek përmiësimi i regjimin tuaj ushqimor.