BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Gossip

Twitter ndëshkon djalin e Donald Trump, zbulohet arsyeja

Twitter ndëshkon djalin e Donald Trump, zbulohet arsyeja

Donald Trump i Riu është ndëshkuar nga Twitter pasi bëri një postim me një video, ku diskutohej për përfitimet e hidroksiklorinës.

Disa, përfshirë presidentin Trump, kanë sugjeruar se ky medikament funksionon si masë parandaluese kundër koronavirusit, pavarësisht studimeve mjekësore që e tregojnë të kundërtën. Tëitter tha se postimi i Donald Trumpit të Ri ka shkelur rregullat e informimit për koronavirus.

“Ne ndërmarrim veprime në përputhje me politikën tonë”, tha Tëitter për BBC-në. Donald Trump i Riu, edhe pse nuk mund të bëjë postime për një kohë, ai mund ta shfletojë Tëitter-in. Ky rrjet social tha se ka ndërmarrë të gjitha masat për të luftuar dezinformatat për koronavirusin. Andy Surabian, zëdhënës i Donald Trumpit të Ri, tha se vendimi i Tëitter-it është “i papranueshëm”.