BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Gossip

“U dhemb shumë të gjithëve, e trishtë”, reagon me një fjalim Rudina Magjistari pas shembjes së Teatrit Kombëtar (VIDEO)

“U dhemb shumë të gjithëve, e trishtë”, reagon

Ditën e djeshme në nisjen e emisionit të saj, moderatorja Rudina Magjistari mbajti një fjalim për prishjen e Teatrit.Ndryshe nga herët e tjera, Magjistari zgjodhi që të fliste këtë rradhë për këtë vendim që është marrë nga qeveria e vendit.

Rudina është shprehur se pamjet e mëngjesit të asaj dite ishin të trishta dhe se të gjithë janë pozicionuar pro ose kundër këtij vendimi.

“Do ta nisim programin e sotëm pikërisht me lajmin me të cilin u zgjuan të gjithë shqiptarët në mëngjes, pikërisht atë të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Sigurisht që ishin pamje të trishta, i dhembën shumë të gjithëve, besoj unë pa përjashtim, kujtdo që në këtë periudhë ka marrë një anë dhe është pozicionuar ‘pro’, apo ‘kundër’ shembjes së Teatrit Kombëtar, të lidhur shpirtërisht, nostalgji e fortë na lidh sigurisht me atë godinë dhe me atë teatër, ku kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm shumë e shumë artistë, artistët më të mëdhenj të skenës sonë. Është i shembur tashmë.

Dhe aty është planifikuar siç dihet dhe siç janë shfaqur edhe pamjet e këtyre ditëve, një projekt i ri, një teatër i ri, modern, shumë më i madh“– është shprehur Rudina.

Edhe pse Rudina nuk e dha një përgjigje direkte se nëse ishte pro apo kundër shembjes së Teatrit, fjalimi i saj dhe fjalët që i kushtoi këtij monumenti ishin dukshëm të një personi që nuk do donte shembjen e tij.

Më të lexuarat