BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Gossip

U infektua me COVID-19, këngëtarja e njohur shqiptare rrëfen si e përjetoi: Ditët e fundit kanë qenë të tmerrshme!

U infektua me COVID-19, këngëtarja e njohur shqiptare rrëfen si e

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, e ftuar në emisionin "ABC e Pasdites", rrëfeu se është infektuar disa kohë më parë me Covid-19.

Anxhela ka treguar se ka mësuar se është infektuar gjatë kontrollit në një aeroport në Greqi dhe është detyruar që izolimin ta kalojë në një hotel në Selanik.

"U nisa për në Greqi dhe në aeroport të bëjnë një test ku brenda 24 orëve merr përgjigje. Pavarësisht se unë kisha bërë test edhe para se të nisesha dhe rezultova negative. Ata ma shpjeguan se virulenca ndonjëherë është e vogël dhe nuk del në tampon. Duke qenë se isha në Selanik në protokollin e qeverisë greke duhet të karantinohesha 14 ditë në një dhomë në një hotel covid.  Izolimi ishte strik, nuk lejohej që të dilje as në korridor, jashtë fare, por kushtet ishin shumë të mira”, tregoi Anxhela.

E pyetur nga moderatori Ermal Peçi nëse ditët e fundit të izolimit ishin më të lehta apo të vështira, këngëtarja u shpreh se për të ishin më të tmerrshmet.

“Fundi ka qenë më i tmerrshëm. Filmat, programet kanë qenë ndihmesë, por mendoja që të paktën ti je në rregull, nuk je sëmurë, ka njerëz që janë në spital në këto momente. I jepja vetes në këtë mënyrë forcë", tha Anxhela.

Më të lexuarat