BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Gossip

U largua nga televizioni, Ermal Mamaqi zbulon arsyen pse mori këtë vendim

U largua nga televizioni, Ermal Mamaqi zbulon arsyen pse mori këtë

Aktori, producenti dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi ishte mbrëmjen e sotme në emisionin "Roped Ëith Olsi", ku foli rreth shkëputjes nga televizioni, duke zbuluar arsyen.

Ermali tha se u largua nga televizioni për t'u futur në fushën e kinematografisë. Më pas, gjatë periudhës së karantinës, aktori shprehet se ka pasur një vizion, i cili e ka shtyrë të merret me trajnime.

"Korona ka ndryshuar planetin. Gjërat nuk janë më si më parë. Planeti po ndryshon. Fjetëm në një botë dhe u zgjuam në një botë tjetër. Gjithçka ka ndryshuar. Një natë unë pata një vizion. Të nesërmen  unë bëra një video, ku ndër të tjera thashë se njerëzit nuk duhet të lexojnë më romane. Është momenti për të fituar aftësi. Unë dhashë një thirrje për veprim.

Brenda një dite në trajnimin tim u antarësuan rreth 5 mijë veta. Okay, thashë, tani është momenti për të vënë në zbatim planin, për t'u bërë trajner. Kjo ishte arsyeja pse e lashë emisionin tim. Arsyeja që u largova nga TV ishte se doja të futesha në fushën e kinematografisë", u shpreh Ermali.

Më të lexuarat