BREAKING NEWS

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër version duke përhapur alarm: Po, ka prova që koronavirusi transmetohet nga ajri

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër
x

Gossip

U nda për herë të tretë nga e dashura 17 vite më e re, gazetari i famshëm ‘kapet mat’ në pushime me bjonden misterioze

U nda për herë të tretë nga e dashura 17 vite më e re,

Ryan Seacrest dhe Shayna Taylor i kanë dhënë fund për herë të tretë lidhjes së tyre 6 vjeçare, pas ndarjeve e pajtimeve të njëpasnjëshme.

Lajmin e ka konfirmuar për “E!News” një burim i afërt i prezantuesit të njohur amerikan.

“Ryan dhe Shayna vendosën t’i jepnin fund romancës së tyre para pak kohësh. Ata janë ende miq dhe mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit,” citon burimi.

Gazetari 45 vjeçar nuk ka pritur shumë gjatë. Pas ndarjes me modelen 28 vjeçare, ai është fotografuar duke pushuar me një vajzë misterioze në Meksikë.

Sipas burimeve për “E!News”, Ryan udhëtoi fundjavën e kaluar për në Cabo San Lucas me avion privat me disa miq, ku pjesën më të madhe të kohës e kaloi me një bjonde.

“Ryan dukej i relaksuar dhe ishte shumë i vëmendshëm ndaj saj teka bisedonin,” tha burimi, duke shtuar se ata u larguan bashkë në fund të pushimeve të cilat kishin “nota romantike”.

Më të lexuarat