BREAKING NEWS

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me urdhër të NATO për “puçin” në Rinas, ka spiunuar kundër SHBA, u shërben forcave jo mike

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me
x

Gossip

U riinfektua nga COVID-19, moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ rikthehet në ekran me surprizën e madhe: Javën e ardhshme ndahet shapi nga sheqeri!

U riinfektua nga COVID-19, moderatorja e njohur e ‘Top Channel’

Moderatorja e njohur, e ‘Top Channel’, Fjoralba Ponari, zbuloi para pak ditësh se ishte infektuar sërish  me koronavirus.

Në bashkëbisedimin me ndjekësit e saj në InstaStory, ajo zbuloi se simptomat këtë radhë ishin më të rënda sesa në infektimin e parë, pasi përveç kollës dhe temperaturës, kishte dhe dhimbje të mëdha kockash.

“Tensioni i ulët (që nuk më ka ndodhur kurrë) dhe humbja e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë” më bënë të kisha dyshime por prapë më dukej e vështirë duke patur parasysh që e kam kaluar dhe se sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi “i” i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave”, u shpreh Fjoralba para disa ditëve.

Së fundmi, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se ka humbur nuhatjen dhe shijen dhe për këtë arsye, moderatorja tregon se ka humbur shumë peshë.

Përsa i përket pyetjes së drejtuar nga ndjekësit e saj se a vazhdojnë t’i dhembin kockat, Fjoralba ka shkruar:

“4 ditët e para që kur më nisën simptomat, kam pasur dhimbje aq sa nuk flija dot…kam 2 ditë që jam pak më e qetë dhe po e marr veten”.

Fatmirësisht, moderatorja ka treguar se ndihet më mirë dhe po e merr veten. Megjithatë, ajo duhet të vazhdojë të qëndrojë e izoluar.

Për të kaluar kohën e saj më pranë ndjekësve, Fjoralba ka zhvilluar një tjetër ‘intervistë’ në rrjetet sociale, ku flet për herë të parë për projektin e ri në ekran.

Do të ketë një të tillë? Ajo ende është në bisedime e sipër, mirëpo publiku është përgatitur të shohë diçka po aq emocionuese sa “Më thuaj një dëshirë”.

“Duam të të shohim gjatë në ekran! Ka ndonjë projekt pas “Më thuaj një dëshirë”? “E diell” prap?”-shkruan ndjekësi.

Në InstaStory, Fjoralba tregon:

“Si fillim faleminderit, por kemi dhe një muaj transmetim me “Më thuaj një dëshirë” dhe po, më është propozuar një projekt i ri, por nuk kam marrë ende asnjë vendim. Javën e ardhshme ndahet përfundimisht shapi nga sheqeri.”

U riinfektua nga COVID-19, moderatorja e njohur e ‘Top Channel’

Më të lexuarat