BREAKING NEWS

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë djalit të Remzi Hoxhës

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë
x

Gossip

U shtrua në spital në gjendje të rëndë pas infektimit nga COVID-19, flet këngëtari i njohur shqiptar: Nuk jam aq mirë sa e mendoja!

U shtrua në spital në gjendje të rëndë pas infektimit

Këngëtari i njohur shqiptar, Valton Karasniqi publikoi dy ditë më parë foto nga spitali ku na tregonte se po luftonte me koronavirusin dhe ishtë në gjendje jo të mirë.. Këngëtari u shpreh se asnjëherë nuk e kishte besuar virusin dhe ju bëri thirrje të gjithëve të ruajnë veten.

“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani veten, familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, shkroi Krasniqi përkrah fotos së tij.

Mirëpo tashmë dy ditë pasi bëri publik lajmin, ai ka treguar se ka lënë spitalin, pasi ka arritur ta fitojë betejën me Covid-19. Valtoni ka treguar se është shumë më mirë nga ç’ishte, por jo aq lehtë sa e kishte menduar.

“Përfundimisht u konfirmua se tashmë Covid-19 e kam mposhtur. Jam shumë më mirë nga ç’isha, jo aq lehtë sa e mendoja, por megjithatë ja arrita. Ju falenderoj nga zemra të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar dhe më keni dhënë forcë.

Falenderoj Zotin dhe mjekët dhe stafin e Klinikës Infektive për kujdesin e madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit. Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar më. Me respekt Valton Krasniqi”, ka shkruar këngëtari.

U shtrua në spital në gjendje të rëndë pas infektimit