
Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin tonë. Njihuni me parashikimin e motit për datën 9 Gusht

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i plagosur, policia zbardh detaje të reja

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe autori, të dy blegtorë, ja si nisi sherri

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me thikë, kush është viktima

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave, kryeministri nuk përgjigjet

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano bën për ‘ujë të ftohtë’ drejtuesit e policisë: Reflektoni urgjent, po toleroni horrat, por jo qytetarët

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së Brendshme

U tha se do t’i zinte vendin Bora Zemanit si moderatore e “Për’Puthen”, flet Ori Nebiaj

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Korrik 2022

Ori Nebiaj u bë qendra e thashethemeve pak ditë më parë pasi u përfol se do të zinte vendin e Bora Zemanit si moderatore e “Për’Puthen”.
Ori ka vendosur të na i tregojë të githa me intervistën e saj të fundit duke nisur nga karriera e deri te moderimi i “Për’Puthen”.
Ka pasur një vit të suksesshëm në karrierë, si ka qenë për Orin ky sezon?
“Wake Up dhe Pushime On Top janë dashuritë e mëdha që kam në Top Channel por në këtë sezon kulmoi produksioni që u realizua për 20 vjetorin, Endërrtjerrësit. Një emision nostalgjik dhe shumë emocionues ku të gjithë kujtuam dashurinë dhe lidhjen e ngushtë 20 vjeçare që kemi pasur me ekranin më të dashur të shqiptarëve nga dita e parë e transmetimit Live e deri më sot. Për mua të isha mikpritja në shtëpinë prej xhami ku të gjithë Ënderrtjerrësit kujtuan dhe treguan sfidat e tyre në 20 vite ishte absolutisht privilegj dhe krenari. U ndjeva e nderuar”, është shprehur Ori.
Nga mëngjesi tashmë bëheni gati për Pushime on Top, çfarë do të sjellë ndryshe ky sezon?
“Tani jemi në punë intensive pasi të hënën, më 4 korrik nis Pushime on top sezoni 5-të dhe kemi nje intervistë ekslusive nga politika. Do të kemi dhe këtë vit shumë destinacione ekskluzive, guida të reja si dhe personazhe me histori emocionuese. Për herë të parë Pushime On Top del këtë sezon jashtë kufijve shqiptar me disa destinacione nga një shtet tjetër.”
“Pushimet on Top”, një program sa impenjativ aq edhe ‘funny’. I parë nga brenda, si do ta përshkruante Ori?
“Shumë punë, shumë lodhje dhe shuuumë kreativitet. Një staf fantastik që punon me shumë dashuri për produksionin më të veshtirë në stil reportazhesh të realizuar ndonjëherë kjo për shkak të faktit që ne duam që cdo ditë nga e hëna ne të premte të kemi më të mirën e të mirës në transmetim për publikun që na ndjek me shumë fanatizëm prej katër vitesh tashmë dhe gati për 5 vjetorin që e bën këtë sezon një festë thuajse cdo ditë.”
Ndërkohë në media po përflitet se do të jeni moderatorja e re e Përputhen, ka diçka konkrete?
“Kjo verë është shumë intensive për mua dhe fokusi mbetet “Pushime On Top”. Një gjë është e sigurtë që sezoni i ri në Top Channel do të ketë shumë risi dhe ndryshime dhe për mua.”
Ori në një format ‘dating’, çfarë do të sillnit ndryshe në “Për’Puthen”?
“A këtë s’di të ta them hic. Unë as në ‘dates’ që kam dalë vetë skam shkëlqyer.”
Duket si një format që shumëfishon famën, çfarë do t’i merrte Ori kësaj eksperience?
“Fama për mua është e mjaftë në dashurinë që ndjej nga publiku cdo ditë për gjithë këto vite në ekran në të gjitha emisionet që kam realizuar. Jam e bekuar për këtë.”
Duket se keni provuar të bëni shumëçka në ekran, keni një format përzemër që do të donit të drejtonit?
“Një format komplet në stilin tim që mendoj se sdo vonojë për ta patur në ekran.”
Më të lexuarat


“Do ia marr shpirtin”/ Ronela Hajati flet pa dorashka dhe rrëfen kur do bëhet nënë, tregon për puthjen e parë dhe statusin e lidhjes: Ishte traumë! S’kam burrë e as të dashur, por…

E mbajti të fshehtë! Moderatorja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë, emri i veçantë që ka zgjedhur për vajzën

“Jam single!”, moderatorja Roza Lati befason me deklaratën e saj: E ndava bastardin se...

Shuhet romanca! Aktorja e famshme turke dhe shumë e pëlqyer për shqiptarët përjeton ndarjen e dytë brenda një viti

Çfarë po ndodh me moderatoren e njohur? Einxhel Shkira reagon për herë të parë pas publikimit të fotos me barkun e rrumbullakosur: Do flas dhe shumë njerëz do pendohen!

“Me tjetrën të bëjë çfarë të dojë”/ Beatrix Ramosaj ‘pranon’ për herë të parë dedikimin për Donald Veshajn dhe bën deklaratën e papritur: Nuk ka qenë e lehtë! Kur ke kaluar...

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, dalin pamjet nga festa madhështore (VIDEO)

Çudit Merita Halili, heq dorë nga muzika popullore: Të lë bashkëshortin apo...

Rozana Radi publikon foton pa filtra dhe tregon arsyen përse ka vendosur të mos bëjë botox: Nëse ngre vetullat...

Degjeneron keq situata/ Studio e TV kthehet në “ring boksi”, deputeti rreh pa mëshirë gazetarin, i vjen në ndihmë edhe truproja e tij. Video që po 'thyen' rrjetin
