BREAKING NEWS

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen detajet ku do të jetë selia

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen
x

Gossip

U zhvendosën në New York pas karantinës, gjesti i fundit i të dashurit të Dua Lipës ndaj këngëtares tërheq vëmendjen e të gjithëve

U zhvendosën në New York pas karantinës, gjesti i fundit i

Pasi qëndruan për rreth 1 muaj në karantinë në Britaninë e Madhe, çifti më IN i momentit Dua Lipa dhe Anwar Hadid u zhvendosën në SHBA, pranë familjes së 20-vjeçarit. Madje fillimisht u aludua se kjo lëvizje e tyre do sjellë edhe super bashkëpunimin e shumëpritur mes Duas dhe Zayn Malik.

Ditën e djeshme Anwar dhe Dua janë parë duke drekuar në New York dhe si gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e paparacëve.

Autorja  e hitit “New Rules” dukej në formë shumë të mirë, e veshur me të zeza nga koka te këmbët, duke mos harruar ta kompletonte veshjen e saj me një palë syze dhe me një maskë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve këtë herë është fakti se çantën e saj e mbante Anwar, i cili për shëtitje zgjodhi një xhaketë ngjyrë hiri e po ashtu kishte vënë maskë të bardhë. Edhe një herë modeli i njohur na vërtetoi se është një gentelman i vërtetë dhe Dua s’mund të kishte një partner më të mirë në krahë.

Pak ditë pasi publikoi këngën “Un Dia”, bashkëpunimin me yjet e muzikës latine J Balvin dhe Bad Bunny, Dua Lipa lajmëroi dje fansat se kënga e saj “Levitating”, e publikuar në prill të 2020-ës si pjesë e albumit të ri “Future Nostalgia”, do të ketë një version remix.

Ky version do të realizohet në bashkëpunim me Mbretëreshën e Pop-it Madonna-n dhe një nga artistet më të famshme të muzikës rap, Missy Elliott. Remix-i është punuar nga një emër po ashtu i njohur, Dj amerikane The Blessed Madonna.

Dua në fakt ka shumë për të festuar dhe duket se sukseset e saj nuk kanë të ndalur. Pasi u shpall këngëtarja e parë femër me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, ajo u nominua për çmimin prestigjioz ‘Mercury’ për albumin “Future Nostalgia” që po bën namin.

U zhvendosën në New York pas karantinës, gjesti i fundit i