BREAKING NEWS

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në
x

Gossip

Ka rënë 5 kilogramë vetëm nga të qarta, moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ zbulon projektin e saj të ri dhe paralajmëron emocione të forta: Është shumë ndryshe nga të tjerët! (VIDEO)

Ka rënë 5 kilogramë vetëm nga të qarta, moderatorja e

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel, Fjoralba Ponari zbuloi ditën e djeshme surprizën që e mbante të fshehtë prej kohësh.

Moderatorja simpatike do të shfaqet në ekran me një emision dedikuar tërësisht fëmijëve, i cili do të drejtohet i gjithë nga Fjoralba. “Më thuaj një dëshirë” titullohet emisioni i cili, me sa kuptuam nga videoja e publikuar do dhurojë emocione të forta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjoralba Ponari (@fjoralba.ponari)

Ndërkohe pas publikimit të promos, moderatorja ka zbuluar disa detaje të veçanta për emisionin. Ajo ka treguar se transmetimi i tij do të nisë në janar 2021 dhe na ka siguruar se të gjithë do të derdhim lot nga emocionet. Fjoralba është shprehur se dhe vetë e ka përjetuar shumë këtë emision gjatë xhirimeve dhe se ka kuptuar disa të vërteta të hidhura.

“Uff aman se kam rënë 5 kilogramë që kur kam filluar xhirimet. Sa më shumë i largoheshim qendrës së kryeqytetit, aq më të thjeshta, të pafajshme e që të thyenin zemrën ishin dëshirat”, shprehet moderatorja.

Ka rënë 5 kilogramë vetëm nga të qarta, moderatorja e

Ajo ka treguar se ky program do të jetë ndryshe nga të tjerët, sepse mbi të gjitha është shumë real.

“Ka shumë ndryshime që mundeni t’i dëshmoni dhe ju vetë me të filluar transmetimin, por do veçoja mbi të gjitha që është i vërtetë”, ka thënë Fjoralba për ndjekësit.

Ka rënë 5 kilogramë vetëm nga të qarta, moderatorja e

Ndërkohë kujtojmë se Fjoralba prej vitesh është pjesë e ekranit të “Top Channel”, ku i janë besuar disa nga spektaklet më të rëndësishme si “The Voice”, “Procesi sportiv”, “Ora e Tiranës” dhe e “E diell”.

Më të lexuarat