BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS, pakti PD-LSI nuk e kënaq, presidenti nuk ja ka besën Bashës

Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të
x

Gossip

“Unë e ngrita aty ku është”/ Fationi shpërthen ndaj Melisës dhe çfarë nuk thotë për të: E shtirur, dinake, mashtruese...

“Unë e ngrita aty ku është”/ Fationi shpërthen

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari ka dhënë një intervistë ndryshe për  “Roped With Olsi”. Gjatë intervistës, ai u pyet rreth konkurrenteve të programit, duke përfshirë dhe Melisën.

“Maniake, dinake, e shtirur, mashtruese, egoiste, humane, xheloze, lajkatare, mendjelehtë. Kush mendon se i përshtatet më shumë si karakteristikë?”, i tha Olsi.

Fationi u shpreh se Melisa i ka të gjitha karakteristikat e lartpërmendura. “Mendoj se i ka të gjitha. E them me bindje këtë. Përpos asaj të parës (maniake), por ndoshta ka lidhje dhe ajo”, tha ish-konkurrenti.

Më tej ai shtoi se Melisa e ka marrë famën nga takimet e tij me të. “Mos i jep më shumë vëmendje se ç’duhet se unë e ngrita që është aty, takimet e mia. Mos i jep më shumë se ç’duhet se nuk ia vlen”, u shpreh Fationi.

“Unë e ngrita aty ku është”/ Fationi shpërthen

Më të lexuarat