BREAKING NEWS

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e Shëndetësisë duke iu referuar OBSH zbulon kush duhet të testohet  

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e
x

Gossip

“Unë po kaloj mirë në këtë k*r*virus”, aktorja e njohur shqiptare tregon ditët e saja në karantinim: Nuk e dija që pas frigoriferit kishte aq shumë pluhur! (VIDEO)

“Unë po kaloj mirë në këtë k*r*virus”,

Aktorja Olta Daku ka ndarka ndarë me miqtë e saj virtualë në Facebook momente nga vetëkarantimi.

Me një video-mesazh, aktorja tregon me nota humori si po e kalon karantinimin, ku tregon se këto ditë i kanë shërbyer për të larë pllakat, kokën apo për të zbuluar pluhurin pas frigoriferit.

Mesazhi i aktores Daku:

Unë po kaloj mirë në këtë karavirus, karakurvë, karantinë. Ditët kalojnë shpejt, orët vrapojnë, cdo gjë vrapon shumë shpejt, shumë bukur. Pllakat e dyshemesë nuk po e marrin veten, thonë ‘cka kjo e cmendura që po na lanë cdo ditë’. Të rrish në shtëpi ka ato bukuritë e veta, misteret e veta. Psh. për mua ishte mister që pas frigoriferit kishte aq shumë pluhur, sinqerisht nuk e dija dhe ky është një stimul për mua për ditën e re që do të vijë nesër. U qenka djegur dhe ai poçi aty.

S’ka gjë se nuk e blej dot. Edhe flokët nuk i kam më të krehur, por i kam të larë. Kisha dy balsam në shtëpi, dola me maskë e doreza për të blerë dy shampoo. Shkoj i blej dhe kthehem në shtëpi, kur kuptoj që isha bërë me katër balsam. Nga baniku, jo rri një metër larg, jo mos merr frymë, mos u kollit, kisha blerë dy balsam. Dola dje sërish e maskuar dhe bleva një shampoo e lava kokën.