BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x
BREAKING NEWS

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në
x
BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x

Gossip

Ushtroi dhunë ndaj Arbenitës, Fero i kërkon publikisht falje dhe i bën kërkesën e papritur: Gruaja ime e dashur...

Ushtroi dhunë ndaj Arbenitës, Fero i kërkon publikisht falje dhe

Ditën e sotme, Fero ka habitur të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale dhe kjo për faktin se ai i ka kërkuar publikisht falje gruas së tij. Ai gjithashtu i ka kërkuar që ajo të rikthehet tek ai pasi ka ndryshuar rrënjësisht dhe nuk është më ai i pari.

Teksa ka publikuar një fotografi, ku shfaqet me Arbenitën, Fero shkruan:

Gruaja ime e dashur, këtë mesazh ia dedikoj zemrës tënde. U bë kohë e gjatë që kur marrëdhënia jonë pësoi ulje-ngritje. Zbrazëtinë që më jep kjo gjendje jam përpjekur ta kaloj me optimizem që një ditë komunikimi mes nesh do të përmirësohet…

Eh sa mërzitem kur nuk me flet dhe në momentin që më flet demonstron doza urrejtje. Të kuptoj fare mirë, ke arsye për t’u sjellë ashtu.

Më beso që sa hërë mendoj kush kam qënë dhe cfarë kam bërë kundrejt teje, shqetësohem, mërzitem tepër.

Përtej të gjithave dua të të falenderoj thellësisht nga zemra që u bërë shkak për ndryshimin tim, këtë ndryshim rrënjësor që i dha kuptim dhe ngjyra jetës sime. Jam shumë i vërtetë kur them që ti je shkaku dhe arsyeja e këtij ndryshimi.

Pas gjithë atyre vuajtjeve shpirtërore të maskuara me lumturi të rrejshme, pas atij depresioni të kamufluar me buzeqeshje, unë gjeta paqen shpirtërore në praktikimin e fesë. Prehjen shpirtërore për të cilën luftova vite e vite, e gjeta te kthimi kah Krijuesi im.

Do të jem falenderues deri në frymëmarrjen e fundit për gjithë ato që të përmenda e të tjera që i di Ai lart, por të siguroj që pas gjithë kësaj lumturie dhe qetësie shpirtërore që gjeta tek të jetuarit për Allah, janë vetëm dy gjëra që më mungojnë thellësisht në jetën time, më mungon ti dhe vajza jonë. Të kërkoj falje me gjithë zemër.

Të kam treguar shumë herë që jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje për të kaluarën time por ti ende nuk beson. Për shkak të keqardhjes që më shoqeron lidhur me të kaluarën time, dua ta bëj publike këtë kerkimfalje.

Ti ke bërë shumë, më ke dhënë shumë mundësi pas gjithë atyre gabimeve që kam bërë në kohën kur nuk kam qënë vetvetja, tani të kërkoj mundesinë e fundit. Me këtë mesazh nuk dua të them “rikthehu”, por lutem që ti të rikthehesh”.

Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar, Arbenita bëri një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit tregoi se Fero i kishte thënë që kishte ndryshuar por që ajo nuk e besonte.