BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Gossip

“Vajzat rrinë në këmbë tërë kohës si debile”, gazetari i njohur shqiptar i lë të gjithë pa fjalë me deklaratën e tij për këto emisione televizive

“Vajzat rrinë në këmbë tërë kohës si

Gazetari Bledi Strakosha ka komentuar mënyrën sesi bëhet televizionin në vendin tonë.

Prej vitesh televizioni shqiptar është frymëzuar nga ai italian dhe Bledi mendon se do të vazhdojë po kështu. Megjithëse është i mendimit se ne në Shqipëri dimë të bëjmë mjaft mirë televizion krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, ka akoma disa formate që ai mendon se janë të papërshtatshme për kohën.

Strakosha kritikoi emisionet ku njerëzit fitojnë para si “Telebingo” që prej dekadash vazhdon të transmetohet njësoj si ditën e parë edhe pse ne kemi avancuar shumë si shoqëri. Si një prej personazheve që ka prezantuar vetë një format të tillë në fillimet e karrierës, Bledi theksoi se për fat të keq shqiptarët vazhdojnë të marrin si shembull italianët.

Një ndër gjërat që e bezdis më së tepërmi janë vajzat (që në kohën e tij quheshin nusepashke) që rrinë gjatë gjithë kohës në këmbë dhe nuk bëjnë asgjë.

“Nëpër ‘game show’ ekzistojnë akoma por ama kanë një dinjitet tjetër. Tek “Telebingo” për shembull ne kishim ato vajzat që rrinin në këmbë tërë kohës. Nuk duhet të jetë ashtu. Si në Shqipëri dhe në Itali vazhdojnë të transmetohet ajo qasja që është mashkulli i pari pastaj femra që qëndron krah tij si plotësuese. Ato u rrijnë në krah, më falni që po e shpreh kështu por kështu po më vjen, si debile, pra që nuk kanë asnjë pozicion.”, tha Strakosha për Top Albania Radio.

Sakaq ai theksoi se frymëzohet më shumë nga televizioni amerikan, anglez, francez dhe ai gjerman (edhe pse nuk e kupton gjuhën). Strakosha përfundoi duke thënë se ata e servirin televizionin me një tjetër lloj serioziteti.

Më të lexuarat