BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Gossip

Valbona Mema shpërthen në lot në mes të emisionit, flet për bashkëshortin e saj të ndjerë dhe arsyen pse sot është vetëm: Jetoj me dashurinë e tij prej 20 vitesh!

Valbona Mema shpërthen në lot në mes të emisionit, flet

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Valbona Mema ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos i fol shoferit”,. Gjatë emisionit Valbona foli për bashkëshortin e saj të ndjerë dhe dashurinë e madhe që ndjen për të edhe sot e kësaj dite.

Rudina Dembacaj: Valbona, unë e di që Sokoli të mungon shumë, por pse ke zgjedhur të jesh vetëm?

Valbona Mema: Jo se unë e kam zgjedhur, por unë jetoj me të, nuk jam vetëm. Unë jetoj me dashurinë e tij, jetoj me gjithçka që ai mua më ka dhënë sepse vërtet kanë kaluar 20 vite, por mua më duket sikur e ka vetëm një 5-minutsh që mua më ka ikur, nuk është sikur ka 20 vite. Domethënë e dashuruar në përjetësi. Domethënë që unë nuk e meritoja, as ai nuk e meritonte. Ne e meritonim të jetonim të dy të lumtur. Pavarësisht se gjysma ime nuk është e lumtur, unë jam e lumtur për fëmijët e mi. Jam treguar shumë e fortë, nuk nxjerr asnjëherë lot para tyre, por thjesht i jap kurajo, sepse unë kjo jam, kam forcë.

Ndërkohë që fliste për Sokolin, në sfond u vendos kënga e saj e titulluar “Brenga” e publikuar në vitin 2003, të cilën ia ka dedikuar atij.

Valbona Mema: Kjo është një këngë e madhe.

Rudina Dembacaj: Çfarë kujtimesh ke me këtë këngë?

Valbona Mema: (Përlotet) Këtë këngë e kam nxjerrë në vitin 2003. Është një këngë që nuk e nxora dot në albumin e parë sepse Sokoli nuk e arriti dot, deri në momentin që do e promovoja si album dhe nuk doja ta lëndoja që ta këndoja këtë brengë sepse asnjëherë nuk kam jetuar me frikën që një ditë do më ikte, por në albumin e dytë të 2003 direkt doli “Brenga”. Kjo është një këngë shumë e madhe, me një tekst të Jorgo Papingjit, ka shkruar historinë e jetës sime. Sokoli ka qenqë shtylla e karrierës sime, ka qenë mësuesi im. Ai ka lindur me muzikën dhe kur ka qenë në një emision, “Porta e Fatit”, tha kam dy fëmije dhe muzika është fëmija im i tretë. Ishte muzikanti, që më mori, më mësoi.

Valbona Mema shpërthen në lot në mes të emisionit, flet