Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Varini njerëzit e bardhë”, ky është reperi i njohur që u gjobit me mijëra euro për këngën e publikuar

Postuar: 21/03/2019 - 19:36

Racizmi është një fenomen që është i pranishëm edhe në vendet e zhvilluara evropiane. Kjo mbase ngaqë një larmishmëri njerëzish synojnë të largohen nga vendet e tyre për arsye nga më të ndryshmet dhe ajo më të cilën ndeshen në vendin e ri nuk u pëlqen aspak.

Një reper francez është shpallur fajtor për nxitje të dhunës dhe është gjobitur me 5 mijë euro, për publikimin e videos muzikore që mban titullin “Hang Ëhite People”.

Nick Conrad, i cili është vetë-prodhuar, ishte pothuajse i panjohur për publikun francez derisa nxori klipin muzikor ku rrëmbeu, torturoi dhe vrau një person të bardhë.

Reperi Conrad ka mohuar akuzat dhe ka thënë se kënga është një koment për të mposhtur racizmin.

Videoja nëntë minutëshe u publikua në Youtube në shtator të 2018, por u hoq për shkak të përmbajtjes së dhunshme.

Aty duket një njeri i bardhë që qëllohet e torturohet nga reperi dhe bashkëpunëtori i tij. Atë e detyrojnë të kafshojë trotuarin dhe më pas e qëllojnë në kokë për të shkuar në veprimin e fundit, vetëvarjen.

Grupet kundër racizmit e kanë quajtur klipin një nxitje për dhunë dhe urrejtje racore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/06/2019 - 23:08

Altin Celmeta është ndër fotografët më të mirë në Shqipëri, i cili punon edhe si pedagog në Akademinë e Arteve.

Postuar: 15/06/2019 - 22:14

 Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka qenë e ftuara e parë e mbrëmjes së sotme në ‘Xing

Postuar: 15/06/2019 - 20:06

Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha mahniti me veshjen në ditëlindjen e kunatit të saj Ledion

Postuar: 15/06/2019 - 17:07

Pak minuta më parë, vajza e Linda Ramës, Rea Xhillari ka publikuar një foto me vëllain e saj Zaho

Postuar: 15/06/2019 - 13:28

Jonida Vokshi ka thyer një tabu në televizionet shqiptare, duke ftuar të fejuarin Besnik Krapi në

Postuar: 15/06/2019 - 10:39

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Zonë e lirë" ishte gazetari dhe analisti i njo