Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vazhdojnë të përfliten skandalet në festivalin e RTSH-së! Një tjetër këngëtare shqiptare rrëfen prapaskenat gjatë konkurimit: Ekzistojnë klane dhe lojëra të nëndheshme!

Postuar: 15/11/2019 - 08:21

Këngëtarja shqiptare Rovena Dilo është shprehur se kryetarja e jurisë  Vaçe Zela  për këngën e saj “Ante” e vlerësoi me pikët maksimale, por theksoi se loja e nëndheshme u bë brenda festivalit të RTSH-së.. Ndër të tjera Rovena Dilo rrëfeu se përse kënga e saj “Ante” nuk u fut në konkurrim në natën finale duke u shprehur se aty ekzitojnë klane të caktuara që ta bëjë të vështirë rrugën.

“Vaçe Zela kishte menduar të ma jepte mua vlerësimin maksimal, 20 pikë, si kryetare e jurisë, pasi si e tillë ajo jepte 20 pikë në raport me 10 pikë që jepnin anëtarët e tjerë. Ndërkohë siç duket, si në çdo festival që ka lojëra të nëndheshme, unë nuk duhej të isha natën e fundit ndaj dhe nuk dola në konkurrim natën e fundit, duke mos prishur punë të klaneve të caktuara që ekzistonin dhe vazhdojnë të ekzistojnë. Këngët e mira gjithmonë vlerësohen, dhe këngëtarët e mirë gjithmonë mbeten. Nuk ka çmim në botë që ti ç’bëj ata”, është shprehur ajo.

 “Festivali i 58-të i RTSH-së” do të jetë edhe këtë vit ku do të marrin pjesë emrat më të muzikës shqiptare.  Fituesi i festivalit të këtij viti do të na përfaqësojë ‘Eurovision’. Ky festival do të jetë i organizuar nga  Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Siç të gjithë e dimë, Vejsiu do të jetë moderatorja e Grabocka regjizorja. Ndër emrat që mendohet  të ndezin skenën, janë Elvana Gjata dhe Robert Berisha. Pak ditë më parë çifti i artistëve shqiptarë kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe akuzojnë regjisoren Vera Grabocka dhe muzikantin Zhani Çiko se e kanë përcaktuar se kush do ta fitojë festivalin, Elvana Gjata.

Madje Diana Ziu i është drejtuar me një letër edhe kryeministrit Edi Rama ku i thekson se Vera Grabocka në këtë festival po bën abuzime.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 08:51

Që prej 4 vitesh këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, po jeton një histori dashurie me portierin, Alban Hoxha.

Postuar: 12/12/2019 - 08:12

Mbrëmjen e djeshme në ‘Soiree’ nga Jonida Shehu ishin të ftuar veteranët e luftës në

Postuar: 11/12/2019 - 23:33

Reperi i njohur ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale kundër vajzave.

Postuar: 11/12/2019 - 22:44

Sivjet janë shënuar plot 75 vite që nga momenti i Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fash

Postuar: 11/12/2019 - 22:25

Këngëtari Butrint Imeri dhe moderatorja Kiara Tito janë komentuar gjatë në media për një lidhje d

Postuar: 11/12/2019 - 21:04

Aktorja  Ina Gjonçi, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” ku ndër të tjera foli për sht

Postuar: 11/12/2019 - 20:58

Këngëtarja e njohur Rovena Dilo, Hit Man dhe Rolla, morën pjesë në edicionin 21 të “Këngës