BREAKING NEWS

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës,
x

Gossip

Vdekja e Kujtim Prodanit, mikesha e tij i zbulon ‘sekretin’: Partneres së tij i është shkulur zemra, shkëmbente mesazhet me miqtë kur ai...

Vdekja e Kujtim Prodanit, mikesha e tij i zbulon ‘sekretin’:

Kantautori Kujtim Prodani pak ditë më parë humbi jetën si pasojë e Covid-19. Ai ishte një artist me shpirt të lirë dhe një njeri që dhuronte vetëm mirësi dhe energji pozitive. Në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan kanë qenë të ftuar disa miq të tij si Ardian Trebicka, tekst shkruesja Aida Bida dhe kompozitori Ilirjan Mihali, ku ndanë me publikun mjaft kujtime që kanë pasur me të.

Gjatë intervistës mikja e tij Aida Bida ka folur edhe për partneren e Kujtimit të cilës i është shkulur zemra nga humbja e tij.

PJESË NGA BISEDA:

Aida Bida: Mikesha e tij e zemrës ishte shok, e më pas u bë kritikja e tij më e mirë. Shumë nga ne e dimë se kush është, asaj vërtet i është shkulur zemra. Të jeni të sigurt që të gjitha kujtimet e tij, këngët e fundit, ka qenë ajo që e konsultonte, ajo ishte njeriu që në momentet e fundit shkëmbente mesazhet me miqtë, me shokët kur ai nuk fliste dot më.

Ardian Trebicka: E kishte problem kur nuk i pëlqente një diçka kur e kompozonte.

Rudina Magjistari: Ai nuk deshi kurrë të bënte diçka publike nga jeta e tij private përsa i përket një lidhje romantike, shumë i rezervuar dhe diskret ka qenë.

Aida Bida: Ai ishte diskret sepse nuk donte që gjërat e tij t’i ndante me të tjerët dhe gjërat e tij të rëndësishme, ishin gjërat e tij. Ajo ishte një gjë e natyrshme, nuk ishe një gjë që e kërkoi apo ajo e kërkoi.

Rudina Magjistari: Për lidhjen e dashurisë, i erdhi natyrshëm.

Aida Bida: Po.

Ilirjan Mihali: Unë e ngacmoja gjithmonë, i thoja po ti je gjithë ky çun, ke bërë plane që nuk do kishe lidhje të forta.

Rudina Magjistari: Sa herë që flitej për këtë temë ai gjithmonë e shmangte.

Aida Bida: Ajo është një vajzë aq e mençur dhe kishte një dashuri aq të madhe për Kujtimin sa nuk e ndryshoi Kujtimin. Nuk luftoi për ta ndryshuar Kujtimin që t’i thoshte… Domethënë kaq shumë e deshte dhe e do saqë nuk e ndryshoi. Madje ai miku ynë Adi Karakashi nga Italia atë ditë që humbëm Kujtimin tha ia puth duart asaj vajze për këtë Kujtimin e bukur që mbeti zemër gjerë gjithmonë.