BREAKING NEWS

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm për taksën ndaj Serbisë, ja çfarë u vendos dhe kur do hyjë në fuqi

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm
x

Gossip

Vdekje misterioze e personazhit të njohur hollivudian, hije dyshimi mbi rrjedhën e ngjarjes

Amie Harwick, guruja e seksit, terapistja e Hollywood-it, si dhe ish-e fejuara e komedianit Drew Carey, u masakrua në Los Angeles. Policia ka ndaluar ish-të dashurin e saj, si të dyshuar për ngjarjen, që për momentin ka ende hije dyshimi mbi rrjedhën e saj.

38-vjeçarja Harwick u gjet në gjendje të rëndë në banesën e saj, me dëmtime që dyshohen të jenë bërë si pasojë e një rrëzimi.

Vdekje misterioze e personazhit të njohur hollivudian, hije dyshimi mbi

Sipas raportimeve të policisë, fqinjët kishin dëgjuar të bërtitura. Shoqja me të cilët jetonte u kishte thënë se Harwick ishte sulmuar brenda shtëpisë.

Policia hyri në banesë dhe gjeti psikologen me plagë të rënda, poshtë ballkonit. Ajo u çua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak më vonë.

Ish-i dashuri Gareth Pursehouse, 41 vjeç, u prangos si i dyshuar për vrasjen dhe garancia e lirisë me kusht është caktuar në 2 milionë dollarë.

Detektivët mësuan se Harwick kishte pasur një urdhër mbrojtjeje kundër Pursehouse disa kohë më parë, por tashmë afati kishte skaduar.

Detektivët mësuan se viktima kohët e fundit kishte shprehur frikë nga ish-i dashuri. Ajo përdorte rrjetet sociale për të dhënë këshilla mbi dashurinë e seksin dhe ishte autore e librit “Bibla e re e seksit për gratë”.