BREAKING NEWS

Shpresë e madhe! Studiuesit gjermanë shpikin testin që e jep menjëherë rezultatin për Covid19, mund të verifikojnë deri në 400 mijë raste në ditë (DETAJET)

Shpresë e madhe! Studiuesit gjermanë shpikin testin që e jep
x

Gossip

“Vetëm kemi qarë”, moderatorja e njohur shqiptare tregon mënyrën e veçantë se si ia dha bashkëshortit lajmin e bukur se do të bëhen prindër dhe reagimi i tij befasues

“Vetëm kemi qarë”, moderatorja e njohur shqiptare tregon

Moderatorja Fatma Methasani  dhe kuzhinieri i famshëm, Alfio Rrotani shumë shpejt do të bëhen prindër të një djali.

E ftuar në emisionin "Pasditja ime", Fatma tregoi momentin e bukur kur i tregoi Alfios se po presin një djalë duke i bërë një surprizë.

Moderatorja tregoi se fillimisht e kishte frikësuar Alfion duke i thënë se është sëmurë në mënyrë që ai të shkëputej nga puna.

"I thashë Alflios hajde në shtëpi se nuk jam fare mirë dhe do duhet të më çosh në spital. Vjen super shpejt, është e pamundur t’a nxjerrësh nga kuzhina, i bllokohej fryma kur hapi derën, unë i kisha përgatitur një kuti të vogël me ekon, këpucët e bebit, kur pash Alfion që po qante, nga ajo javë e javët e tjera vetëm kemi qarë", tregoi Fatma.