
Postuar: 19/06/2018 - 15:39
Mund të quhet padyshim një “periudhë e artë” për këngëtaren Elvana Gjata. Pas suksesit ndërkombëtar, Elvana është rikthyer përsëri me një këngë në shqip. Kënga u publikua ditën e djeshme dhe quhet “Ku vajti”, këngë e cila në pak orë u shndërrua në hit.
Klipi i Elvanës shoqërohet edhe nga një grup balerinësh, të cilët i kanë realizuar një koreografi të vështirë Elvanës. Ditën e sotme, këngëtarja ka treguar një pjesë nga xhirimet e klipit, dhe në një moment i ka ndodhur një incident.
Këngëtarja ka treguar momentin e hedhjes në ajër dhe pritjes së saj nga balerinët, megjithatë në video shohim se kjo është tepër e dhimbshme dhe Elvanës i është dashur të thyhet në mes për ta realizuar këtë. "Do biesh ,do biesh do thyhesh në mes pastaj do ngrihesh. (Ps:Balerinet më kanë pritur goxha mirë!)"- ka shkruar Elvana në postimin e saj.
https://www.instagram.com/p/BkNDbz5FHso/?taken-by=elvanagjataaaa
/Agjensia e Lajmeve Sot News/