Drithërima, lot, e britma gëzimi në Rumani. Ka qenë shokuese dhe tejet emocionuese për jurinë e “The Voice of Romania” të dëgjonin këtë djalosh të interpretonte si Michael Jackson.
Bogdan Loan... Ky djalosh la pa mend jurinë me zërin e tij duke bërë gjithkënd në audicionet e fshehura, të mendonte se Michael Jackson është gjallë.
Dëgjojeni dhe të njëjtën ndjesi do keni edhe ju. Dhe nuk mjafton një herë, juria i kërkon sërish të këndojë në fund dhe secili lufton për minuta të tëra për ta marrë në skuadrën e tij.