BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Gossip

Vjen lajmi i mirë nga bota e showbiz- it, aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij shërohen nga koronavirusi, lënë spitalin

Vjen lajmi i mirë nga bota e showbiz- it, aktori i njohur dhe

Aktori i njohur amerikan Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë dalë nga spitali në Australi pasi u kuruan për koronavirus. Lajmi bëhet i ditur nga BBC.

Çifti raportohet të jetë futur në vetëkarantimin në shtëpinë e marrë me qera në Queensland.

Ata ishin në Gold Coast ku Hanks po punonte për një film mbi jetën e Elvis Presley. Të dy burrë e grua janë ndër 375 rastet e konfirmuara me koronavirus në Australi.

Hanks, 63 vjeç, shkroi në Instagram të enjten e kaluar se ishte infektuar me virusin.

“Ndiheshim pak të lodhur, sikur kishim ftohtë dhe dhimbje trupi. Rita pati disa dridhje, që shkonin e vinin. Edhe ethe të pakta”, tha ai në postim.

Më vonë Hanks shkroi një mesazh tjetër, duke falënderuar cilindo që atje po kujdesej aq shumë për ta.

Vjen lajmi i mirë nga bota e showbiz- it, aktori i njohur dhe