BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Gossip

Vrasja e Floyd që shkaktoi kaos / Industria e muzikës drejt “Blackout”. Rihanna, Beyonce, Ariana dhe Grande marrin vendimin e papritur

Vrasja e Floyd që shkaktoi kaos / Industria e muzikës drejt

Industria e muzikës në SHBA po bën thirrje për një “Blackout” të martën, në përgjigje të vdekjes së George Floyd. Në rrjetet sociale po shpërndahen mesazhe për shkëputjen nga puna për një ditë, për “t’u lidhur përsëri me komunitetin tonë”.

Interscope u zotua të mos lëshojë muzikë të re këtë javë, ndërsa Ebro Darden i Apple Music anuloi shfaqjet e tij në radio.

_112577485_musicians

Floyd vdiq pasi një oficer policie i bardhë i vuri këmbën në fyt për disa minuta, duke shkaktuar protesta në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Polici i Minneapolis Derek Chauvin është shkarkuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së tretë. Ai do të paraqitet në gjykatë të hënën.

Këngëtarja e famshme, Rihannam shkroi në Instagram se ndjehej e zemëruar nga vdekja e Floyd. “Të shoh njerëzit e mi duke u vrarë ditë pas dite, më copëton zemrën”, shkroi ajo. Ndërkohë, Beyonce, në një video po në Instagram ku u bëri thirrje fansave të saj të nënshkruanin një peticion duke kërkuar drejtësi për George Floyd.

“Ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të vrasjes së tij. Jemi të copëtuar, të neveritur. Nuk mund ta bëjmë si diçka normale këtë dhimbje”, tha këngëtarja e famshme.

Yje të tjerë të pop-it, përfshirë Ariana Grande, J Cole, Tinashe, Nick Cannon, Yungblud, Camila Cabello dhe Shaën Mendes, u bashkuan me protestuesit në të gjithë SHBA gjatë fundjavës.