Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Gossip

Xhensila Myrtezaj rikujton vetëvrasjen e pronarit të ‘Adorions Palace’ i cili ishte bashkëshorti i motrës së saj: Nuk kam dashur të të hap plagë por…

Xhensila Myrtezaj rikujton vetëvrasjen e pronarit të ‘Adorions

Bes Kallaku ishte mik me biznesmenin Eugert Lazaj, i cili u vetëvra në shtëpinë e tij më 30 korrik. Fillimisht aktori i humorit bëri një postim prekës për mikun e tij në Instagram, ndërsa tani Xhensila Myrtezaj ka postuar një shkrim për bashkëshorten e të ndjerit.

Këngëtarja shkruan se e di mirë dhimbjen që po kalon e se nuk ka dashur të flasë më parë pasi nuk donte që të hapte plagët.

Ajo shton se nuk ka fuqi t’i japë më shumë forcë, por shpreson që ta gjej atë tek dy fëmijët e tyre.

“E dashur motra ime. E di dhimbjen tënde të gjithë këtyre ditëve për humbjen e gjysmës tënde. Gjysmë njeri, gjysmë frymë. Sado afër mundemi të jemi në krahun tënd, prapë ty të mungon krahu yt. Sa shkëlqenit, sa të ndritnin sytë. Deri sa vdekja të na ndajë, kështu thuhet në dashuritë e vërteta dhe kështu ndodh, kështu ndodhi! Nuk kam dashur të të hap plagë e as të kujtoj dhimbjen. Por sot kur ti e kujton, s’mundem të rri pa të ngushëlluar së tepërmi, edhe pse s’kam fuqi të të jap forcë por veç tek Zoti e gjetsh, tek fëmijët tuaj. E fortë qofsh ashtu si dashuria që kishit!”, shkruan Myrtezaj.

Më të lexuarat