Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ylli Rakipi kritikon Blendi Fevziun: Del dhe sfilon si velinë, bërtet dhe flet vetë në emision

Postuar: 20/06/2018 - 14:52

Ylli Rakipi ka kritikuar kolegun e tij, Blendi Fevziu, për daljet e shpeshta në televizor. I ftuar në emisionin ‘Provokacija’, Rakipi tregoi se nuk është dakort me faktin që ‘Opinion’ transmetohet katër herë në javë.

Ai tha se Fevziu del dhe sfilon si velinë, bërtet dhe flet vetë në emision. “ Të them të drejtën, unë një herë në javë dal dhe kam shumë frikë. Këtu ka njerëz Muçi, që dalin katër herë në javë. Del ai sfilon si velinë, katër herë në javë bërtet, thërret, flet vetë. Personazhe nga më të çuditshmit, jo vetëm njerëzit që punojnë këtu”, u shpreh Rakipi.

“E ka me Fevziun”, tha Mustafa Nano në studio, që u konfirmua më pas gjatë diskutimit edhe nga Rakipi.

Sa i përket gjendjes së televizioneve në Shqipëri, Rakipi deklaroi: “Shiko çfarë ndodh këtu. Fillon dita, del në fillim Erion Veliaj. Ja jep ky, mender, një pordhe dhe e transmetojnë LIVE të gjithë televizionet, sepse nuk kanë asgjë tjetër. Televizionet kombëtare e ambalazhojnë me kujdes të madh dhe e japin në edicionet e lajmeve. Mbaron Erion Veliaj dhe del Lul Basha. Nëse nuk është në Bruksel, në Gjermani apo Hollandë, del dhe bën një deklaratë. Ka një sfond të bukur mbrapa dhe flet për përgjimet. Nëse nuk është ai, del Flamuri ose Vokshi. Mbaron kjo. Del pastaj, Edi Rama dhe ha një drekë në një fshat të Përmetit. Transmetohet e gjithë dreka, ha sallatë, jep sallatë, pi ujë Edi Rama, të gjithë japin këtë gjë. Kur nuk ka drekë, ka dëgjesë publike.Të gjithë këto televizione japin vetëm këto gjëra dhe ka një shok psikologjik vrasës. Nuk ka qenë kështu. Ne kemi qenë në media që në fillim, media ka qenë e politizuar apo gjysëm e politizuar në vitet 90′, por nuk ka qenë kaq vrastare. Nuk ka qenë ky ekzekutim i njeriut. Nuk ka qenë kjo goditje, ky presion psikologjik.”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 23:53

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin vazhdojnë shëtitjet e tyre nëpër Londër. Hyde Park, The London Eye dhe Buckingham Palace janë vetëm disa prej vendeve, që vizitoi çifti i famshëm.

Postuar: 19/09/2018 - 22:48

Noizy është njëri ndër reperët më aktiv të skenës muzikore.Ai edhe këtë verë ka qenë tejet i anga

Postuar: 19/09/2018 - 22:42

Ajo është një prej këngëtareve më të dashura shqiptare.
 

Postuar: 19/09/2018 - 22:35

Sonte i ftuari i Blendi Fevziut në emision ka qenë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Postuar: 19/09/2018 - 20:40

Flori Mumajesi është një nga këngëtarët e kompozitorët më të talentuar në Shqipëri.

Postuar: 19/09/2018 - 20:21

Në një koment të botuar në Opinion, Dr.

Postuar: 19/09/2018 - 19:34

Pas lindjes së Ajkës, këngëtares Xhensila Myrtezaj i ka rënë një nur, që se kishim parë ndonjëher