BREAKING NEWS

“Të gjitha gati brenda vitit 2021”, Rama jep lajmin fantastik

“Të gjitha gati brenda vitit 2021”, Rama jep lajmin fantastik
x

Gossip

Zbardhen prapaskenat/ Alketa Vejsiu nuk i ndahet Arilena Arës, detyron Vera Grabockën të marrë vendimin ekstrem

Zbardhen prapaskenat/ Alketa Vejsiu nuk i ndahet Arilena Arës, detyron Vera

Pas dedikimit të Vera Grabockës për Alketa Vejsiun u duk sikur çdo gjë funksionon më së miri mes tyre. Por, duket se ky postim dhe rikthim i dyshes në qendër të vëmendjes e ka zanafillën diku tjetër. Burime pranë televizionit Klan kanë bërë me dije ekskluzivisht për redaksinë e “Neës31.al” se Vejsiu ka patur një kusht për vijimësinë e bashkëpunimit mes saj dhe Grabockës.

Ajo ka kërkuar shkarkimin e asistentit të Verës prej 16-vitesh, Popi Kolës, i cili është njëkohësisht menaxher i këngëtares Arilena Ara dhe një prej njerëzve më të afërt të saj. Njëkohësisht Popi në këto 16 vite ka qenë edhe njeriu më i afërt i regjisores Grabocka, krahu i saj i djathtë në çdo projekt dhe njerëzit e medias e dinë mirë se të dy kanë qenë të pandashëm në gjithë këto vite pune sëbashku.

Një lajm i tillë vërtetohet edhe më shumë nga fakti se siç tregojnë të njëjtat burime për Neës31.al, Popi nuk ka qenë i pranishëm në prapaskenat e puntatës së parë të “Në kurthin e Piter Pan” për këtë sezon të tretë.

Gjithashtu, me një kërkim të thjeshtë, Neës31.al vuri re se Alketa Vejsiu tashmë nuk i ndjek në Instagram Popi Kolën dhe Arilena Arën ndërkohë që as këta të fundit nuk e ndjekin mbrapsh.

Kujtojmë se një ftohje mes Arilenës dhe Alketës lindi pas përfundimit të “Festivali i Këngës”, edicion nga i cili këngëtarja doli fituese ndërkohë që Alketa Vejsiu i dedikoi hapur një falenderim pretendentes tjetër për çmimin e madh, Elvana Gjatës.