Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbulohet regjisori i filmit të ri të “Agjentit 007”

Postuar: 22/09/2018 - 16:46

 Drejtimi i filmit më të fundit të agjentit 007 i është besuar një regjisor japonezo-amerikan. Ai është 41-vjeçari Cary Joji Fukunaga, i cili gëzoi sukses të madh me seritë e para të “True Detective”.

Fukunaga, i pari amerikan që merr në dorë regjinë e një filmi të James Bond, zëvendëson kështu Danny Boyle, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar me argumentin e “dallimeve të mëdha krijuese”.

Xhirimet për pjesën më të re të sagës së agjentit më të famshëm të botës nisin në 4 mars. “Bond 25” do të sjellë sërish Daniel Craig në rolin e protagonistit. Producentët janë shprehur tejet të kënaqur nga bashkëpunimi me Fukunagën, i cili ka qenë i zënë së fundi me komedinë e zezë të Netflix-it, “Maniac”, ndërsa në vitin 2015 befasoi me “Beasts of No Nation”, ku interpretonte i famshmi Idris Elba.

Për Daniel Craig kjo do të jetë hera e pestë dhe e fundit që vihet në rolin e Bondit. Ai do ta mbyllë me kaq pas interpretimeve në “Casino Royale”, “Quantum of Solace”, “Skyfall” dhe “Spectre.”

Premierën, “Bond 25” do ta ketë 14 shkurtin e vitit 2020.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2019 - 22:57

Bujar Qamili, zëri unik i këngës shkodrane tregohet i kujdesshëm kur vjen puna te bashkëpunimet muzikore.

Postuar: 22/05/2019 - 18:35

 Këta dy fëmijë janë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai.Fotoja e Besit është shkrepur në viti

Postuar: 22/05/2019 - 16:37

Xhensila Myrtezaj është ndjerë nostalgjike sot dhe ka publikuar një foto familjare!Këngëtarja shq

Postuar: 22/05/2019 - 15:17

Moderatorja e njohur, Albana Osmani, e cila ka qenë një nga figuarat kryesore të Top Channel por

Postuar: 22/05/2019 - 13:27

Gjatë finales së "Eurovisionit", këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira u pre

Postuar: 22/05/2019 - 11:35

Roza Lati është një ndër personazhet publike më të dashura dhe më të përfolura sa i përket pjesës