BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbulon porosinë e Metës për Lulzim Bashën pas takimit në Presidencë

Fatos Klosi zbulon porosinë e Metës për Lulzim Bashën pas
x

Gossip

Zbuloni kush ishte kryeministri shqiptar që u trajtua fshehurazi në psikiatrinë e Vlorës

Zbuloni kush ishte kryeministri shqiptar që u trajtua fshehurazi në

Në një koment të botuar në Opinion, Dr. Fatjona Lubonja ndalet tek tabutë që ekzistojnë në shoqëri të ndryshme, lidhur me problemet e shëndeti mendor.

Në shumë raste njerëzit tentojnë që ti maskojnë këto probleme, dhe kjo është edhe më e theksuar kur bëhet fjalë për persona të rëndësishëm.

Rasti i trajtuar në koment, është ai i ish-kryeministrit shqiptar Sulejman Bej Delvina në vitin 1932. Në një dokument zyrtar, që Dr. Lubonja e publikon, tregohet se si kryeministri në fjalë merrte trajtim të veçantë si pasojë e këtyre problemeve.

Dokumenti që i përket vitit 1932, është nxjerrë nga arkiva e shtetit, dhe tregon se si kërkohet trajtim i specializuar në spital për Delvinën.

Dokumenti i drejtohet spitalit psikiatrik të Vlorës, që asokohe njihej si “Çmendina e Shtetit”.

Në fakt informacione të tilla për persona të një rëndësie të veçantë, ruhen në mënyrë legjitime, duke e bërë gati të pamundur të mësosh detaje që kanë lidhje me shëndetin mendor të tyre.