BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Gossip

Zbuloni si të përgatisni në kushte shtëpie pijen natyrale energjike

Zbuloni si të përgatisni në kushte shtëpie pijen natyrale

Plogështia dhe virozat e shoqërojnë njeriun gjithmonë në ndërrimin e stinëve.

Kohëzgjatja e tyre varet kryesisht jo vetëm nga lloji i bakterit por edhe imuniteti i njeriut.

Për forcimin e tij dhe shërimin e organizmit, shumë ekspertë rekomandojnë një pije shëruese e cila largon kollën dhe shumë prej simptomave të gripit, virozave dhe të ftohurës.

Kjo pije, sipas të dhënave, rekomandohet edhe për rritjen e rezistencës, kundër dhimbjeve të kraharorit dhe inflamacionit.

Përbërësit e kësaj pije pikante janë: mjalti, uthulla e mollës, limoni dhe hudhra.

Mjalti

Mjalti ka rol ëmbëlsues por edhe shërues. Ai rekomandohet kundër baktereve, virozave dhe mykut.

Mjalti është një nga përbërësit më efikasë kundër kollës.

Limoni

Limoni i jep kësaj pijeje aromën e freskisë dhe lufton me shumë efikasitet virozat. Bashkë me mjaltin, limoni eliminon viruset që pushtojnë qelizat

Uthulla e mollës

Lista e përfitimeve që vijnë nga uthulla është e panumërt. Ky lëng shëron fytin dhe largon bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Hudhra

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, hudhra është shëruese e rrugëve të frymëmarrjes. Ajo ka aftësinë të shkurtojë kohëzgjatjen e të ftohurës.

Hudhra prodhon një lëndë kimike të quajtur alicinë, e cila çlirohet në momentin që hudhra pritet ose grihet. Alicina është ajo që mban të gjithë peshën e fuqisë së madhe pastruese të hudhrës.

Përbërësit:

10-11 thelpinj hudhre të shtypur lehtë

2 gota me ujë

Çerek gote me uthull molle

1 limon

4 lugë gjelle me mjaltë

Xhenxhefil nëse dëshironi

Përgatitja:

Ziejini thelpinjtë e hudhrës në ujë për 10 minuta. Rekomandohet të shtoni pak xhenxhefil të grirë nëse dëshironi.

Kullojeni lëngun dhe bashkojeni me uthullën, lëngun e limonit dhe të paktën gjashtë lugë gjelle me mjaltë.

Pijeni këtë lëng shërues dy ose tre herë në ditë sipas nevojës.

Pijen mund ta ruani në një kavanoz qelqi dhe ta mbani në frigorifer për të paktën 5 ditë.

Nëse dëshironi mund ta pini edhe si çaj duke e ngrohur pak në një çajnik.