BREAKING NEWS

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik
x

Gossip

Zhaku tregon arsyen pse u nda nga partneri që kishin 7 vite bashkë: Kalova në depresion

Zhaku tregon arsyen pse u nda nga partneri që kishin 7 vite bashkë:

Aktorja Inida Kreuz, e njohur ndryshe si Zhaku  tregoi momentin e ndarjes nga bashkëshorti i saj gjerman Kristian, pas 7 vitesh martesë. Ajo theksoi se lidhja u bë paska toksike dhe e ndikuar nga gjendja depresive që po kalonte, pasi ndihej jo e realizuar në botën e artit, arriti në vendimin që të ndahej me të.

“U bë paksa toksike marrëdhënia. Më e bukura është ama që ashtu më dukej mua atëherë. Të dyve na dukej ashtu, sepse ishte një lloj konsensusi që e arritëm bashkë. Por kur je bashkë Bieta edhe zihesh, filloi të ketë një lloj krisje.

Për të mos shkatërruar nervat, edhe unë po kaloja një gjendje depresive, nuk po ndihesha e realizuar nga ana artistike, kisha hequr dorë nga shfaqet në teatër. Kur nuk të sjell rezultate, është e gjithë ajo punë.

Ajo ndarja na bëri shumë mirë, për të kuptuar dhe për të gjetur ekuilibrin, për të studiuar veten. Kisha nevojë për të parë se ku arrija unë vetë. Kisha nevojë të shikoja veten time pa Kristianin”, tha Zhaku.