Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Karamele të bëra vetë, kundër kollës dhe fytit të acaruar!

Postuar: 11/02/2018 - 13:02

Këtë gjë mund ta bëni në shtëpi të gjithë pa përjashtim, me shpenzimet e zakonshme.

Receta:

  • 1 filxhan kafeje me sheqer të kuq (jo të bardhë),
  • 3/4 filxhan me mjaltë organik,
  • 1/4 ujë ose çaj (çfarëdolloj çaji që është i mirë kundër gripit, kollës, ftohjes: xhinxher, gjethe delli etj).
  • 1 lugë gjelle me vaj kokosi 

 

 

Shtoni edhe 2-3 lugë gjelle me lëng limoni të freskët, pak kanellë dhe xhinxher të grirë imët. Në fund fare, shtoni 5 pika vaj esencial menteje, eukalipti ose rigoni. 

Përgatitja:

  • Si fillim, në një tenxhere të vogël përzieni sheqerin me ujin, çajin dhe mjaltin. Vëreni në ngrohëse shumë të avashtë (duhet shumë kujdes me ngrohtësinë, pasi mjalti në nxehtësi i humbet vlerat).
  • Gjithashtu kujdesuni që sheqeri të tretet mirë dhe e gjithë masa të bëhet kompakte. Sapo ta shihni që e keni arritur këtë, hiqeni nga zjarri. Pasi ta keni hequr nga zjarri shtoni limonin, xhinxherin dhe pikat e vajit esencial.
  • Nëse doni t'i jepni formën e lëpirëses, atëherë hidhni masa të vogla me lugë kafeje, në peceta të tilla letre. 
  • Vendosini një shkop kur ajo të jetë ende e butë e më pas lëreni të ngrijë plotësisht.
  • Nëse doni t'i jepni formën e karameleve, hidhni masa të vogla në ngrirëse të tilla akulli. Vendosini te ngrirja për disa minuta e më pas nxirrni nga format. 

Kështu do të jenë të pranueshme jo vetëm për fëmijët, por edhe praktike për të rriturit, shkruan shije.  Mund t'i marrim me vete në shkollë ose punë e t'i konsumojmë sa herë që duam. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 48

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/08/2018 - 23:21

Kur përgatitni mish viçi në këtë mënyrë, e gjitha që ju mbetet është që të zgjidhni, salcë të mirë, pikante, ta shërbeni dhe ta shijoni!

Përbërësit:

– 2 copë ramstek

– 1 lugë erëza

Postuar: 14/08/2018 - 22:48

Përbërësit

6 kokrra patate

300 gr djath të verdhë

200 gr pançetë

Postuar: 14/08/2018 - 22:45

Përbërësit

4-5 kunguj të njomë

1 kokërr vezë

300 gr djath të bardhë

Postuar: 14/08/2018 - 22:42

Përbërësit

1 kg mish qingji (pjesa e kofshës)

2 thelpinj hudhër

Postuar: 13/08/2018 - 22:01

Patëllxhani është një perime që bie gjithmonë në sy në stendat e fruta perimeve në kryeqytet dhe

Postuar: 13/08/2018 - 21:57

Përbërësit

2 gota miell

1 bustinë pluhur pjekës

2-3 gotë sheqer

Postuar: 12/08/2018 - 16:56

Të shijshme, të lehta, të ëmbla e të kripura, krepa ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve me sh