Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

3 gabimet më të zakonshme që bëni kur gatuani pulën

Postuar: 31/03/2017 - 22:38

Pula është një ndër ushqimet më të përdorura në të gjithë botën. Këtë e tregojnë edhe shifrat e publikuara nga institute të ndryshme, rreth 8 bilion pula konsumohen çdo vit. Sigurisht zgjidhni ta konsumoni për vlerat ushqyese si proteinat, vitaminat, numri i ulët i kalorive dhe yndyrnave etj. Duhet thënë që gjoksi i pulës është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të ekzistojnë dhe është pjesë e shumë dietave. Por mënyra si e gatuajmë ndikon shumë në shijen e saj. Këto janë gabimet më të zakonshme që bëni kur gatuani pulën

Shkrirja: Shumë amvisa pasi e nxjerrin pulën nga ngrirja e lënë të shkrihet në temperaturë ambienti. Kjo lloj shkrirjeje mund të jetë shumë e rrezikshme pasi nxit shfaqjen e baktereve përfshirë E. coli dhe salmonelën. Në vend të saj, mbushni një enë me ujë të ftohtë dhe vendosni pulën në të për ta shkrirë për 30 minuta. Pasi të ketë shkrirë ziejeni ose futeni në furrë sipas dëshirës.

Marinimi me erëza, kripë dhe vaj: Kijeni parasysh këtë këshillë, marinimi i pulës duhet bërë gjithmonë në fillim të procesit të gatimit. Erëzat, kripa dhe vaji duhen vendosur nën lëkurën e pulës. Lëkura nga ana tjetër nuk duhet hequr kurrë para pjekjes pasi e bën pulën më të thatë dhe rrezikoni që ta digjni.

Gatimi në zgarë: Një ndër mënyrat më të shpejta për të gatuar pulën është në zgarë. Në qoftë se nuk doni që pula të digjet gjatë zgarës, lyejeni më parë me vaj dhe pak uthull molle. Shija e uthullës nuk do të ndihet fare gjatë shijes dhe kofshat apo gjoksi i pulës do të jetë i butë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 38

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 07:22

Edhe nëse nuk keni kohë për përgatitje të mëngjesit, ka gjëra që mund të jenë në frigorifer dhe do të bëhen të mira edhe nëse i përgatitni në mbrëmje. Kurse për disa nevojitet vërtetë shumë pak kohë, dhe besoni se trupi juaj do të jetë shumë mirënjohës!

Postuar: 25/04/2018 - 07:19

Domatet përmbajnë një numër të lartë antioksidantësh që ndihmojnë në uljen e rrezikut të zhvillimit të tensionit të lartë dhe në pasjen e një shëndeti kardiovaskular sa më ideal

Postuar: 24/04/2018 - 20:47

Nuk keni kohë për të përgatitur një tortë? Ju keni fëmijë dhe ju doni të përgatisni një vakt për zemër të lehtë të shëndetshëm dhe të shijshëm pa ju marrë gjithë pasditen.

Postuar: 24/04/2018 - 20:24

Po fillon sezoni i patateve të reja!

Gatuani në këtë mënyrë patatet e reja, dhe do të mësoni që receta të cilën shumë herë do ta përsërisni.

Përbërësit:

Postuar: 24/04/2018 - 14:47

Ky është një gatim që të gjithë e kemi provuar në fëmijëri. Por trahanaja është një ushqim tradicional me shumë vlera prandaj mos nguroni ta përgatisni.

Postuar: 24/04/2018 - 11:37

1. Tasat ku do të përgatisni akulloren kërkojnë 24 orë kohë për të ngrirë. Kështu që bëjeni ritual vendosjen e tyre në ngrirje të mbështjellë me një qese plastike.

Postuar: 24/04/2018 - 09:45

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm ndaj duhet pasur shumë kujdes në atë që konsumojmë.