Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

3 super ushqime që do ndryshojnë jetën tuaj rrënjësisht!

Postuar: 10/03/2018 - 13:11

Triologjia është një një set i tre pjesëve që janë të lidhura me njëra tjetrën, por që mund të shihen dhe veçmas. Këto tre ushqime mund t’i ofrojnë trupit bakteret e mira ose siç quhen ndryshe probiotikë.

Kjo triologji ushqimesh ju ndihmon të luftoni sëmundjet të cilat lidhen kryesisht me sistemin tretës si dhe shumë përfitime të tjera të mrekullueshme shëndetësore. Kjo triologji ka ndryshuar jetët e shumë njerëzve. Por kush bën pjesë në të? Tre ushqime magjike dhe të fuqishme që duhet t’i konsumoni çdo ditë. Kefiri, kombucha dhe perimet e fermentuara do ju sjellin një sërë përfitimesh.

Kefiri:

Kefiri është një lloj ushqimi i ngjashëm me kosin.  I ngjashëm me kosin edhe në thartësi dhe në shije, ai po ashtu përmban edhe bakteret probiotike, që gjenden në kos. Por kefiri është më i shëndetshëm se kosi. Bakteret natyrale dhe majaja në kefir kombinohen për të dhënë përfitime superiore shëndetësore, kur konsumohen rregullisht. Kefiri është plot  me vitamina dhe minerale të vlefshme dhe përmban proteina që treten lehtë dhe plotësisht.

Kefiri mund të bëhet nga çdo lloj qumështi: lope, dhie ose deleja, qumësht kokosi, orizi apo soje. Kefiri përbëhet nga grimca xhelatinoze të bardha ose të verdha, të quajtura “kokrra”. Kjo e bën kefirin unik, pasi asnjë kulturë tjetër me prejardhje nga qumështi nuk formon kokrra. Ata duken si copa koralesh ose si “kokrrat” e vogla të lulelakrës, në madhësinë e një kokrre gruri apo të një lajthie. Kokrrat e kefirit janë një kombinim i baktereve të acidit laktik dhe atyre të majasë në një matriks proteinash, lipidesh dhe sheqernash dhe kjo matriksë simbiotike formon “kokrrat” që ngjajnë si lulelakër.

Ushqimet e fermentuara:

Me anë të këtij procesi prodhojmë bukën, verën, birrën, djathrat, uthullën, kosin dhe shumë gjëra të tjera. Bëhet fjalë për një process antik, të përdorur nga njerëzit për shekuj e shekuj të tërë. Janë një sërë efektesh të mira; duke nisur që nga ndihma në tretje e deri tek prodhimi i baktereve të mira që ndihmojnë në funksionimin sa më të mirë të trupit njerëzor. Përveç efekteve pozitive në florën intestinale, acidi laktik i turshive dhe vitamina B ndihmojnë mukozën e pjesës së brendshme të stomakut të dëmtuar të rindërtohet.

Çaji kambucia:

Nuk besojmë se ka pije më të fuqishme se ajo. Është një pije çudibërëse si asnjë tjetër ne market. Largon toksinat nga trupi përmes veshkave, mëlçisë dhe fshikëzës urinare. Gjithashtu çaji i kambucias do ju ndihmojë të largoni ujin e tepërt nga trupi.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:46

Përbërësit

200 gr mish peshku

1 kokë qepë

2 thelpinj hudhre

3 bukë rriska

1 vezë

1 lëvore limoni

5 decilitra lëng domatesh

Postuar: 23/06/2018 - 22:36

Zakonisht thuhet që shumë ilaçe duhet të merren dhe me ushqime, për të mbrojtur stomakun tuaj.

Postuar: 23/06/2018 - 22:23

Një sallatë e ftohtë me makarona dhe boronica do t'i japë shijen e munguar tryezave tuaj

Postuar: 23/06/2018 - 22:06

Disa njerëz i frikësohen përgatitjes së omëletës, por kini besim, nëse ju mund të bëni vezë të sk

Postuar: 23/06/2018 - 20:57

Përbërësit

500 gr salsiçe

1 kg patate

2 kokë qepë

Postuar: 23/06/2018 - 20:53

Kanella, bar gjumi, piper, xaferan, karafil, kamfur temjan etj.

Postuar: 23/06/2018 - 20:34

Kalconet me rikota janë një recetë me origjinë pulieze që me kalimin e kohës ka pasur ndryshime t