Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ballokumet, receta tradicionale e Ditës së Verës

Postuar: 13/03/2018 - 17:44

Ballokumet janë ëmbëlsira simbol e Ditës së Verës. Elbasani njihet si qyteti i ballokumeve, megjithatë amvisat dhe zonjat e shtëpisë në të gjithë Shqipërinë kanë filluar ta ndjekin këtë traditë.

Në recetën tipike elbasanase, përdoret enë bakri për përgatitjen e ballokumeve, ndërkohë që  përbërësi sekret është finja (përgatitet me hi te pastër dhe ujë, lihet për disa minuta në qetësi dhe filtrohet).

Gazeta Shendeti sjell recetën tipike të Elbasanit për përgatitjen e ballokumeve.

Përbërësit

  • 1 kg sheqer (jo i bluar)
  • 1 kg mielli misri i situr
  • 450 gr gjalpë – preferohet gjalpë dhie
  • 7 kokrra vezë
  • ½ lëvozhgë veze e mbushur me finjë (nga hiri i zjarrit me dru ahu)

Përbërësit mund të shumëfishohen në mënyrë proporcionale sipas dëshirës.

Përgatitja:

– Futet sheqeri në enën e bakrit të pa kallajisur dhe pas tij menjëherë futet gjalpi i sapo shkrirë në zjarr, por me temperaturë të vakët, pra jo i nxehtë.

– Fillon përzierja e kësaj mase me lugë druri pa ndërprerje përreth 30 minuta, derisa masa e sheqerit dhe gjalpit në enën e bakrit të marrë formën e kremit. Kohëzgjatja e përzierjes ka të bëjë me tretjen sa më të mirë të sheqerit dhe të gjalpit duke u fërkuar në muret e enës së bakrit. Kjo është e rëndësishme dhe veçanti e kësaj ëmbëlsire delikate në gatim.

– Futet veza e parë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri, derisa ajo të zhduket në këtë masë. (Këshillohet që vezët fillimisht të thyhen e të futen në një pjatë, për të evituar ndonjë vezë të prishur).

– Pas 1 minute futet veza e dytë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri, derisa ajo të zhduket si veza e parë.

– Pas 1 minute tjetër futet veza e tretë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri, derisa edhe kjo të zhduket si dy të parat.

– Pas futjes së tre vezëve të para futet në masën që po përgatitet ½ lëvozhge veze me finjën e përgatitur më parë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri.

– Vijon përzierja me lugë druri përreth 5 minuta.

– Pas kësaj, fillon futja e miellit të misrit me dorë (duke e përhapur miellin në të gjithë sipërfaqen e enës dhe jo në formë topi), pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri.

– Vijon futja e miellit të misrit me dorë, me intervale çdo 4-5 minuta në mënyrë që të tretet mielli njëtrajtshëm dhe të mos krijohen topa mielli brenda masës së kremit, pa e nderprerë përzierjen me lugë druri. Nga mielli i misrit hiqet një dorë dhe zëvendsohet me miell gruri. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbarojë mielli.

***

– Me masën e përftuar mund të bëhen 9-11 kokrra ballokume (sipas preferencës së madhësisë së kokrrave).

– Merret me dorë një masë nga ky brumë dhe pa e ngjeshur aspak nëpër duar, i jepet lehtë forma e duhur dhe vendoset në tepsinë që do dërgohet në furrë, e cila duhet të jetë e pudrosur lehtë me miell misri dhe me asgjë tjetër.

– Këshillohet që para se të dërgohen në furrë për t’u pjekur, merret pak brumë në dorë dhe bëhet një kokërr e vogël sa një grusht dhe piqet në një stufë elektrike me 140-150ºC për 15-20 minuta. Nëse kjo kokërr hapet dhe ndehet tregon se masa kërkon edhe pak miell. Në të kundërt, nëse kokrra qëndron e rregullt është tregues se masa është gati për t’u bërë kokrra dhe të shkojë në furrë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 43

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 08:27

Nëse ka një recetë të traditës shqiptare që është e plotë në shije, e me të cilën nuk ngopesh asnjëherë, ajo është receta e byrekut me mish të grirë, qepë dhe domate.

Postuar: 09/12/2018 - 10:25

Nëse je një nga njerëzit që nuk ulen kurrë në tavolinë për të ngrënë mëngjes, sepse koha nuk të p

Postuar: 07/12/2018 - 12:28

Dikur ishin ëmbëlsirat më magjepsëse për fëmijë e të rritur.

Postuar: 06/12/2018 - 13:26

Një sfidë e vërtetë është për amvisat pjekja e mishit në shtëpi.

Postuar: 05/12/2018 - 14:24

Në raste festash familjare apo edhe festa të ndryshme përherë amvisat përgatisin shëndetlie.

Postuar: 03/12/2018 - 14:58

Torta me peta dhe krem qumështi është e famshme në të gjithë botën dhe është një ndër ëmbëlsirat

Postuar: 29/11/2018 - 14:22

E ka emrin supa e Sulltanit sepse ka qenë ndër recetat e veçanta që përgatitej më shpesh e shtroh