Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kek tigani “Pancakes” me livando dhe miell tërshëre

Postuar: 07/03/2017 - 10:51

Këta kekë tigani “pancakes” jo vetëm që do i bëjnë mëngjeset tuaja më të ëmbla dhe plotë aromë falë livandos, por janë dhe të freskëta me shtimin e kosit grek dhe frutave. Kjo recetë është postuar në stinën e pjeshkëve, por ju mund të përdorni çdo lloj fruti.

Përbërësit për dy persona

2 vezë

1 gotë tërshërë e bluar derisa keni përftuar një miell të kokrrizuar

2 lugë mjaltë

2 lugë kos grek ose kos të bardhë natyral

2 lugë gjalpë të shkrirë

një majë lugë të vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira

4 lugë qumësht

1 lugë e vogël lule livando e freskët, në mungesë livando të thatë të cilën do e bluani derisa të bëhet pluhur.

1 lugë e vogël lëkurë e grirë limoni

Për ta shoqëruar:

Kos grek, në mungesë kulloni kosin normal me një napë në mënyrë që të keni një kos të trashë

2 -3 lugë mjaltë

fara lulëkuqeje

1 pjeshkë ose 1 banane

Përgatitja

Në një enë përzieni vezët me gjalpin, qumështin, kosin, mjaltin, shtoni dhe livandon, lëkurat e limonit, pluhurin pjekës dhe tërshërën. Përziejini mirë. Lëreni pak në frigorifer për nja 10 minuta të pushojë.

Nxehni mirë një tigan me fund që nuk ngjit dhe shtoni pak brumë në të. Lëreni të bëhet me bulëza sipër dhe kthejeni nga ana tjetër. Vazhdoni në këtë mënyrë për të gjithë pjesën e mbetur të brumit.

Shërbejeni sipër me kos, mjaltë, copëza pjeshke të qëruara apo bananeje dhe fara lulëkuqeje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/05/2017 - 21:32

Kërpudhat janë një burim i mirë fibrash e vitaminash dhe studimet e fundit sugjerojnë se metoda me të cilën i gatuani ndikon në masën e vlerave ushqyese që merrni prej tyre. Nga mënyrat më të mira janë gatimi i tyre më mikrovalë ose në zgarë, të cilat ruajnë vlerat e tyre antioksiduese.

Postuar: 09/05/2017 - 22:48

Nëse edhe juve ju pëlqen shumë akullorja e shoqëruar me komposto apo reçel qershie, tani jeni në kohën më të mirë për ta përgatitur vetë, bazën e qershive.

Postuar: 07/05/2017 - 22:31

Luleshtrydhet janë në kohën e tyre më të mirë! Kanë pak kalori prandaj edhe nëse e teproni pak nuk keni pse ndiheni në faj!

Postuar: 02/05/2017 - 11:31

Një rizoto ideal për stinën e pranverës me molusqe dhe shparguj, një recetë e cila do të kthehet në një zgjidhje perfekte për darkat gjatë javës.

Postuar: 25/04/2017 - 22:49

Domatet e pjekura mund të shoqërojnë biskotat e kripura ose bukën e thekur të shoqëruar me pak djathë. Janë ide e mirë për darkat me miq kur parësore është vera

Postuar: 23/04/2017 - 22:42

Ky kek është një nga ëmbëlsirat që ish zonja e Shtëpisë së Bardhë e përgatiste më shpesh.

Postuar: 17/04/2017 - 22:44

Kënaqësitë në jetë nuk kanë fund, e të ngrënit çokollatë është një prej tyre. Thuhet se ky është mëkati më i ëmbël, por duket se kemi gabuar gjatë gjithë jetës.