Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komposto qershie me limon

Postuar: 09/05/2017 - 22:48

Nëse edhe juve ju pëlqen shumë akullorja e shoqëruar me komposto apo reçel qershie, tani jeni në kohën më të mirë për ta përgatitur vetë, bazën e qershive. Sigurisht, mund ta përdorni edhe në ëmbëlsira të ndryshme, e rëndësishme është që ta bëni!

 

Përbërësit për dy vazo të vogla:

1 kg qershi

100 gr sheqer i bardhë

40 gr sheqer kaf

500 ml ujë

1 bustinë vanilje

lëkura e grirë e një limoni

50 g lëng limoni

 

Përgatitja:

Pastroni qershitë nga bërthama dhe hidhini në një enë ku do të shtoni dy llojet e sheqerit, lëngun e limonit dhe lëkurën e tij. Përziejini mirë dhe vendosini në zjarr të ngadaltë deri sa të shihni bulëzat e para të zierjes. Në këtë moment, ulni temperaturën e zjarrit dhe shtoni vaniljen. Lëreni edhe për 40 minuta të tjera dhe më pas do të jetë gati. Pasi të ftohet, shpërndaheni nëpër enët e qelqit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 105

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2018 - 22:53

Përbërësit:

500 gr mish gjoks pule

2 speca te kuq

50 gr ullinj jeshil

2 thelpinj hudhre

1 lugë kaparinë

½ lugë Rigon

75 gr miell

20 gr gjalpë

2 lugë lëng limoni

majdanoz degëz

kripë

Biber i zi

Postuar: 19/02/2018 - 08:51

Një mëngjes super i shëndetshmë për të gjithë familjen. Për përgatitjen e kësaj recete ju duhen vetëm pak minuta dhe për më tepër do t’ju shijojë pa masë.

Postuar: 18/02/2018 - 19:37

Për të bërë djathin e tofusw, marrim nga kokrrat e sojës qumështin vegjetal dhe i shtojmë një mullëz të veçantë të quajtur nigar (klorur magnezi).

Postuar: 16/02/2018 - 14:24

Receta për ëmbëlsirën e quajtur pasteli daton rreth 6000 vjet më parë dhe u përgatit në Greqinë e lashtë dhe në Lindjen e Mesme.

Postuar: 15/02/2018 - 12:35

Një pjatë tepër e shijshme, por me të cilën duhet bërë kujdes teksa e gatuani, pasi nëse e tejkaloni nxehjen ato trashen dhe bëhen si llastik.

Postuar: 14/02/2018 - 10:46

I njihni manat e shtogut, ose shtogun siç i thonë gjerësisht?

Postuar: 13/02/2018 - 14:22

E thjeshtë dhe e shëndetshme!