Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Krostatë me krem limoni, pa gjalpë

Postuar: 31/07/2017 - 07:09

Nga Linda fishta, Fotografia Armand Habazaj
Krostata është një nga ëmbëlsirat më të shijshme dhe kaq të mirë sa me kremin e limonit, nuk e keni provuar më parë. E freskët dhe me aromë shumë të mirë!

Përbërësit për brumin frola, për tavë me diameter 22/24 cm:
• 250 g miell • 2 lugë të vogla sodë për ëmbëlsira (10 g) • 1 kokërr vezë • 100 ml vaj luledielli • 2 lugë ujë të nxehtë • 150 g sheqer • pak kripë • lëkura e 1 limoni organik e grirë në rende • 1/2 bustinë shafran pluhur (zafferano) - jo e domosdoshme

Përbërësit për kremin:
• 100 ml lëng limoni (2 limona mesatarë) • lëkura e 1 limoni organik e grirë në rende • 450 ml ujë • 50 g niseshte patatesh • 200 g sheqer • 1/2 bustinë shafran pluhur (zafferano) - jo e domosdoshme

Përgatitja:
1. Në fillim përgatisim kremin, i cili duhet të ftohet. Në një tenxhere, përziejmë të gjithë përbërësit e kremit dhe më pas e vëmë tenxheren në flakë të ulët, duke e përzier pa ndërprerje me rrahësen e vezëve me dorë. Kur kremi të jetë trashur, e heqim nga zjarri, shtojmë shafranin, e përziejmë me shpejtësi dhe e hedhim në një tas që të vaket, duke e mbuluar me plastmasë kuzhine, në kontakt direkt me të.

2. Përgatitja e brumit frola: në fillim, ndezim furrën në temperaturën 170° C.
Në një tas, përziejmë miellin dhe sodën të cilën e hedhim me sitë, kripën, vezën, sheqerin, lëkurën e limonit, vajin dhe së fundi shafranin e tretur në ujë të nxehtë. E punojmë me dorë derisa të përftojmë një brumë homogjen, e hapim me petës dhe pak miell, e shtrojmë në tavë të lyer me vaj e miell, por duke lënë pak brumë për ta zbukuruar sipër.

3. E shpojmë bazën me pirun, hedhim kremin, e zbukurojmë sipër me brumin që kishim lënë mënjanë dhe e vëmë të piqet në temperaturën 170° C për 35/40 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë poshtë dhe lart.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 98

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2018 - 15:19

Një recetë fantastike, e cila vendos ndonjëherë amvisat përballë sfidës nëse do ta përgatisin apo jo ashtu siç duhet.

Postuar: 16/11/2018 - 19:40

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfekte për të rritur mbrojtjen e trupit.

Postuar: 16/11/2018 - 15:49

Sot do të sjellim recetën e disa ëmbëlsirave me origjinë nga Savona e Gjenova të quajtura golobet

Postuar: 16/11/2018 - 15:39

Për të gjithë ju që jeni kuriozë të përgatisni vetëm masën e pandispanjës, me shurupin sipër, ju

Postuar: 16/11/2018 - 13:09

Marinimi përdoret për ta zbutur dhe për t’i dhënë akoma dhe më shumë shije mishit.

Postuar: 15/11/2018 - 14:57

Furra nuk është e domosdoshme për të përgatitur kekun tuaj të preferuar.

Postuar: 13/11/2018 - 13:36

Një recetë speciale e pulës së pjekur me disa përbërës fantastik që lehtë gjenden në kuzhinë e që