Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ky është sekreti për të gatuar kërnacka tradicionale Korçe

Postuar: 15/04/2018 - 19:27

Kërnackat e Korçës mund t’i përgatisni në çdo kohë, si një drekë të shpejtë apo shoqëruese për çdo rast.  Koha e përgatitjes është vetëm 60 minuta. Por cili është sekreti?

Në krahasim me recetën tradicionale, kërnackat bëhen vetëm me mish dhe erëza, pa përdorur bukë të ndenjur, të njomur në ujë.

Përbërësit:

550 g mish viçi i grirë

1 kokërr mesatare qepë të grirë

3 thelpinj hudhër të shtypur

1 kokërr vezë

Erëza (rigon, nenexhik)

Pak majdanoz të freskët

Piper

Kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Vendosni në një enë mishin e grirë dhe një qepë të grirë hollë, hurdhrat e grira ose të shtypura, vezën dhe majdanozin. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës dhe erëzat. Punojeni me duar për 5 minuta sa të bëhet një masë e plotë.

Ndajini në pjesë dhe punojini në formën e kërnackave, pak më të gjata se qoftet rrumbullake.

E vetmja mënyrë sesi piqen kënackat tradicionale është në zgarë me prush. Kjo i jep shijen karakteristike dhe të freskët të pjekjes. Por nëse nuk mund t’i piqni kështu, atëherë vendosini një nga një në tepsi të lyer me pak fare vaj, në mënyrë që të mos jenë shumë të ngjitura me njëra - tjetrën.

Koha e pjekjes nuk është më e gjatë se 20 minuta, derisa të marrin ngjyrën karakteristike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 16:18

Kungujt e njomë dhe të mbushur janë një mënyrë e shkëlqyeshme për ta kthyer një perime të zakonshme apo shpesh edhe të mërzitshme në diçka të shijshme dhe tërheqëse.

Ja receta për përgatitjen e tyre:

Përbërësit:

Postuar: 25/04/2018 - 14:44

Përbërësit

2 pjeshka

2 kumbulla

2 Kivi

1 pjepër

400 ml ajkë

20 gr sheqer pluhur

Levore portokalli

Postuar: 25/04/2018 - 13:48

Do t"ju bëjnë mjeshtër të vërtetë. Po ju zbulojmë si ta largoni erën e pakëndshme të hudhrës nga gishtat, sa duhet zier saktë makaronat, si të përgatitni pure të butë

Postuar: 25/04/2018 - 13:21

Rregulli bazë është që me ushqim të lehtë shkojnë edhe verëra të lehta, ndërsa me ushqim të rëndë, verëra më të rënda. Me ëmbëlsira dihet se shkojnë verëra me shije të ëmbël.

Postuar: 25/04/2018 - 12:43

Në këtë artikull do të flasim për bukën “leopard” me qumësht, të krijuar nga një bukëpjekëse franceze Patricia Nascimento.

Postuar: 25/04/2018 - 07:22

Edhe nëse nuk keni kohë për përgatitje të mëngjesit, ka gjëra që mund të jenë në frigorifer dhe do të bëhen të mira edhe nëse i përgatitni në mbrëmje.

Postuar: 25/04/2018 - 07:19

Domatet përmbajnë një numër të lartë antioksidantësh që ndihmojnë në uljen e rrezikut të zhvillimit të tensionit të lartë dhe në pasjen e një shëndeti kardiovaskular sa më ideal