Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mësoni të përgatisni tiramisu në kushte shtëpie

Postuar: 10/03/2017 - 22:10

Sa herë e keni provuar në restorante e pastiçeri këtë ëmbëlsirë dhe asnjë recetë që keni provuar në shtëpi s’ju ka dalë indentike! Sekreti i saj ndodhet pikërisht te pasterizimi i vezëve, në ujë të nxehtë vetëm pak kohë dhe nxirren, për t’i bërë ato më kremoze, me të tretshme për organizmin dhe më të sigurta për shëndetin. Mund të zgjidhni t’i përdorni vezët e plota ose vetëm të verdhat.

 

Përbërësit

2 pako me biskota savoiardi

500 gr. maskarpone

250 gr. pana për t’u formuar, e tipit Hopla e ftohur mirë

70 gr. sheqer

25 ml ujë

3 vezë vetëm të verdhat

3 filxhanë me kafe ekspres

4-5 lugë kakao pa sheqer

1 lugë sheqer kaf

1 gotë liker Marsala

Përgatitja

  

Përgatisni kafen dhe lëreni të ftohet, përziejeni me sheqerin kaf dhe Marsalën.

Rrihni vezët me 1 lugë nga sheqeri derisa të bëhet një masë e fryrë.

Bashkoni sheqerin me ujin dhe vendoseni në zjarr për të bërë një tip sherbeti. Sa fillon të marrë valë dhe në sipërfaqe bëhet me bulza hiqeni duke e derdhur si një fije sipër vezëve, përziejeni njëkohësisht me maksimumin e shpejtësisë së rrahësit elektrik. Kujdes se mos i bëni vezët omelet.

Përziejeni derisa masa të jetë e fryrë dhe lëreni të ftohet.

Pastaj bashkoni më të maskarponen gjithmonë duke e përzierë me rrahësin elektrik.

Formoni panën në shkumë dhe me delikatesë bashkojeni dhe atë me maskarponen.

Nëse doni ta bëni me dekor sipër, hiqni një pjesë nga kremi dhe vendoseni në qesen e pastiçerisë me formën që doni.

Lëreni në frigorifer te ngrirja që të mpikset më shpejt.

Pjesën tjetër na duhet direkt për të formuar tiramisù-në.

Në fundin e një tave paksa të thellë bëni një shtresë me pak krem, kaloni nga një biskotë te përzierja me kafe dhe liker por pa e njomur shumë dhe reshtojini në fundin e tavës. Bëni sipër tyre një shtresë me krem dhe pluhuroseni me kakako. Vazhdoni në këtë rend deri në shtresën e fundit të saj ku sipërfaqen do ta lyeni me krem dhe dekoroni me kremin që lamë në ngrirje. Ose në të kundërt, po ta doni të thjeshtë, nivelojeni mirë sipërfaqen dhe pluhuroseni me kakako. Nëse e doni pa dekor, mos e  ndani kremin në qesen e pastiçerisë.

Lëreni të pushojë në frigorifer për rreth 5 orë, më mirë akoma nëse e lini gjithë natën.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 28/03/2017 - 22:08

Nuk ka rëndësi si i gatuani, disa i pëlqejnë të buta e disa të pjekura mirë, vezët e rrahura vështirë se duan më shumë sesa gjalpë për tiganin dhe pak kripë dhe piper.

Postuar: 28/03/2017 - 22:00

Kjo është një recetë nga chef-i Bobby Flay që kombinon kërpudhat dhe shijen pikante të lakrave. Vaji i tartufit të bardhë i jep së gjithës një shije më të mirë.

Postuar: 28/03/2017 - 20:50

Doli në skenë si i fejuai i vajzës seksi të Eli Farës, Marinës.

Postuar: 27/03/2017 - 22:39

Edhe pse të gjesh pak pilaf të gatuar në shtëpi, është kënaqësi e madhe sepse mjafton ta ngrohësh e t’i shtosh diçka tjetër që të pëlqen dhe e ke gatin vaktin, e vërteta ë

Postuar: 26/03/2017 - 22:47

Nëse të gjithë kemi menduar se, të paktën, dimë të gatuajmë një vezë, me siguri do ndihemi keq pasi të lexojmë këtë.

Postuar: 22/03/2017 - 22:10

Ndryshe nga se jemi mësuar, prej përbërësve të mëposhtëm nuk do të përftojmë një kek të ëmbël por të kripur!

Postuar: 17/03/2017 - 20:08

Kjo është receta e mamasë që sërish do të na zgjidhë hallin.