Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Patate të mbushura me fasule dhe pançetë

Postuar: 06/03/2018 - 11:43

Ndodh ndonjëherë që në shtëpi nuk keni mjaftueshëm përbërës për të gatuar një drekë të mirëfilltë. Asgjë për tu shqetësuar! Me pak fantazi dreka juaj do të bëhet sa hap e mbyll sytë. 

Në dollapin e ushqimeve nuk duhet të mungojë kurrë një kavanoz me fasule të zeza, të kuqe dhe një kavanoz me qiqra. Do t'ju duhet dhe pak pançetë (beikon) dhe djathë për pica. Janë përbërësit idealë për të mbushur patatet.

Përbërësit:

  • 4 patate të mëdha,
  • 1 kanoçe me fasule të zeza,
  • 2 kupë me djathë për pica (të grirë),
  • 10 shirita pançetë,
  • 1 lugë gjelle nga yndyra e pançetës,
  • Opsionale: kastraveca turshi ose speca pikantë turshi
  • Kripë, piper sipas dëshirës,
  • Salca të ndryshme për ti shoqëruar (mustardë, majonezë).

Përgatitja:

  1. Ngrohni furrën në 250°C
  2. Lani mirë patatet që mos ketë asnjë mbetje dheu në lëkurë. Shpojini me pirun nga të gjitha anët dhe i mbështillni me letër alumini.
  3. Futini në furrë të parangrohur dhe lërini të piqen për gati 1 orë ose deri sa të jenë zbutur tërësisht.
  4. Në një tepsi të vogël shtroni shiritat e pançetës dhe futini të piqen deri sa të bëhen kërce. (Këshillë: mos e hidhni vajin e pançetës, thjesht mblidheni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Do na duhet për gatime të tjera më vonë).
  5. Ndërkohë që patatet piqen, kulloni fasulet e zeza dhe prisni në feta kastravecin turshi ( nëse nuk do përdorni specin djegës)
  6. Pas 1 ore (ose kur patatet të jenë zbutur totalisht), hiqni patatet nga furra dhe ndajini në gjysëm për së gjati. Me ndihmën e një luge gjelle gërryeni patatet duke lënë rreth 1 cm tul perreth lëkurës. Tulin e patates hidheni në një tas të thellë.
  7. Në tasin e patates shtoni pak kripë, pipër, fasulet e zeza dhe yndyrën e pançetës. Trazojini mirë me pirun.
  8. Filloni mbushjen e patates duke hedhur nga dy lugë gjelle mbushje në çdo patate.
  9. Sipër çdo patateje hidhni disa copëza pançete dhe djathë pice (ndajeni djathin dhe pançetën në mënyrë të barabartë për çdo patate)
  10. Sistemojini në një tavë pjekjeje dhe rifutini në furrë për 10 minuta të tjera deri sa djathi të shkrijë.
  11. Pasi t'i nxirrni nga furra hidhni sipër patateve specat djegës ose kastravecin turshi dhe shoqërojini me salca të ndryshme dhe me një gotë birrë të ftohtë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/04/2018 - 22:33

Përbërësit:
1 kg mish pule (i grirë)
2 kokërr qepë (të grira)
2 kokërr domate (të grira)
120 gr bukë (e grirë)
30 ml uthull balsamike
100 ml vaj ulliri
30 gr rigon
15 gr kripë
2 gr piper (i bluar në moment)

Postuar: 26/04/2018 - 22:23

Përbërësit

4 vezë

100 gr sheqer

100 gr gjalpë

70 gr miell

30 gr kakao

¼ Pluhur pjekje

PËR KREM

Postuar: 26/04/2018 - 20:27

Rizotoja pranverore me asparagë dhe kërpudha shampinjon është një trinom i shijes, ngjyrave dhe shtëndetit.

Postuar: 26/04/2018 - 20:11

Ju shkonte mendja se me kastravecat mund të përgatisni një sallatë kremoze? Shije ju tregon si ta përgatisni atë hap pas hapi... 

Përbërësit:

Postuar: 26/04/2018 - 18:48

Mjafton të keni pak fantazi dhe makaronat mund të shndërrohen në pjatën më praktike dhe të shijshme tuajën.

Postuar: 26/04/2018 - 15:54

Shumë interesante është gjetja se ka disa karamele që mund t’ju ndihmojnë ta eliminoni kollën.

Postuar: 26/04/2018 - 15:31

Është momenti t’ju prezantojmë me një tjetër recetë që sidomos në mbrëmje por edhe pasditeve do të ishte ideale për tu përgatitur. Nuk ka asgjë të komplikuar!