Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qepë të skuqura

Postuar: 04/03/2018 - 12:48

Qepa, e pasur me kripëra minerale dhe vitamina, është nga perimet më të përdorura në kuzhinë. Ajo gjen përdorim në pjata të ndryshme. I jep një shije tjetër çdo ushqimi të mundshëm, por le t’i lëmë fjalët dhe të tregojmë sesi skuqet qepa.

Përbërësit për 4 persona

1. 2 qepë të mëdha
2. Vaj ulliri
3. Piper i bardhë
4. Kripë

Përbërësit për brumin e skuqjes

1. 3 lugë miell
2. 3 lugë vaj ulliri
3. 1 vezë
4. Pak kripë
5. Pak piper

Përgatitja
1. Fillimisht përgatisni brumin. Në një tas përzieni miellin me vezën. Bashkoni vajin, kripën dhe piperin. Vazhdoni ta përzieni derisa të bëhet një masë pa gunga. Lëreni të qetësohet për një orë në temperaturën e ambientit.

Ndërkohë…
1. Qëroni dhe pritini qepët në formë unaze me një thikë të mprehtë.
2. Vendosini qepët e prera në një enë dhe mbulojini me ujë të ftohtë. Lërini të pushojnë gjysmë ore.

Pasi të kalojë gjysma e orës…

  1. Hiqjani ujin qepëve të prera
  2. Thajini me një copë pambuku ose letër kuzhine
  3. Futini në miellin e përgatitur
  4. Në një tigan ngrohni shumë vaj ulliri dhe skuqni qepët
  5. Pasi të jenë skuqur, lërini të pushojnë në një letër thithëse kuzhine
  6. Hidhini sipër kripë dhe piper.

Duhen shërbyer të nxehta!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 36

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 09:19

Qumështori me petë dhe arra të pjekura është një ëmbëlsirë e mrekullueshme, shija e të cilit është e pa  përshkruar kur përgatitet nga mjeshtëria e duarve të amvisave shqiptare.

Postuar: 10/12/2018 - 08:27

Nëse ka një recetë të traditës shqiptare që është e plotë në shije, e me të cilën nuk ngopesh asn

Postuar: 09/12/2018 - 10:25

Nëse je një nga njerëzit që nuk ulen kurrë në tavolinë për të ngrënë mëngjes, sepse koha nuk të p

Postuar: 07/12/2018 - 12:28

Dikur ishin ëmbëlsirat më magjepsëse për fëmijë e të rritur.

Postuar: 06/12/2018 - 13:26

Një sfidë e vërtetë është për amvisat pjekja e mishit në shtëpi.

Postuar: 05/12/2018 - 14:24

Në raste festash familjare apo edhe festa të ndryshme përherë amvisat përgatisin shëndetlie.

Postuar: 03/12/2018 - 14:58

Torta me peta dhe krem qumështi është e famshme në të gjithë botën dhe është një ndër ëmbëlsirat